Panorama Sport (Albania)

Bashkohen tifozët e Superiores: Të ikin ata që vendosin gjyqtarët

Klubet mbështesin nismën e ultrasve që përfaqësoj­në pesë skuadra

-

Rastet e fundit në Kategorinë Superiore me gabimet e arbitrave, që kulmuan me ndeshjet e javës së 10-të, luajtur të mërkurën dhe të enjten, kanë krijuar një situatë mosbesimi për vazhdimësi­në. Stadiumet po boshatisen javë pas jave dhe duket se për tifozët është mbushur "kupa". Edhe ata mendojnë se me gabimet në vazhdimësi të gjyqtarëve, imazhi i kampionati­t vetëm ulet dhe për më tepër kriza e besimit për ndeshjet e Superiores do të vijojë të thellohet. Të nxitur edhe nga deklaratat e klubeve, pesë përfaqësi të tifozërive të Partizanit, Flamurtari­t, Vllaznisë, Luftëtarit, Lushnjës dhe Kamzës, kanë dalë dje me një letër të hapur drejtuar FSHF- së, FIFA- s dhe UEFA- s. LETËR E HAPUR

"Ne tifozët e stadiumeve shqiptare u drejtohemi klubeve tona, përkatësis­ht FK Partizani, Flamurtari F.C, KF Vllaznia, FK Lushnja, KF Luftëtari dhe presim dhe solidarizi­min e tifozëve të klubeve të tjera nëse ata e mendojnë të arsyeshme. Klubet tona, si anëtarë të federatës me të drejta të barabarta, kanë pasur mundësinë për të vënë në dukje se niveli i gjykimit nga arbitrat dhe organe të ndryshme vendimmarr­ëse ka qenë jo profesiona­l, mbi të gjitha, askush nuk i ka marrë parasysh këto ankesa. Atëherë ne si tifozë kemi vendosur të bashkojmë forcat dhe kërkojmë nga klubet tona të bëjnë të njëjtën gjë. Në faqet e klubeve t'i bëhet një kërkese publike Federatës Shqiptare të Futbollit për herë të fundit dhe më pas nëse ajo nuk reagon, t'i drejtohet një letër e hapur UEFAs dhe FIFA-s për të ndërhyre fillimisht në këtë pikë:

1. Largimi përfundimt­ar i këtyre personave të punësuar nga FSHF-ja, përgjegjës për arbitrimin dhe sipas mendimit tonë të dështuar totalisht në organizim, duke pasur arbitrim poshtë nivelit të futbollit tonë, i cili ka përparuar, si: Petrit Brahja, Tahir Kastrati, Arian Mali, Prek Pjetrushi, Plarent Kotherja dhe Bujar Pregja.

2. Të kërkohet nga UEFA dhe FIFA analizë e arbitrave të FIFA- s, të cilët kur arbitrojnë në Shqipëri, përfaqësoj­në dhe këto organe dhe i kanë denigruar jashtëmase ato me vendimmarr­jet e tyre, të na ndihmojnë për të shpëtuar arbitrimin e vendit tonë nga një shkatërrim i sigurt.

Të dërgohen 4 drejtues të huaj nga UEFA e FIFA dhe të paguhen nga klubet shqiptare. Për dy vjet këta persona të bëjnë punën e disenjator­it dhe vlerësimit të arbitrave, fillimisht të Superligës. Shpresojmë që klubeve tona dhe ne të gjithëve bashkë të na pranohet kërkesa dhe të realizohet një ndryshim thelbësor, i cili do të frenojë largimin tonë nga shkallët e stadiumeve në mënyrë arrogante. Ne të kundërt ne do t'i përgjigjem­i arrogancës me armën e çdo tifozi në botë, me dhunë dhe shkatërrim të ndeshjes. Nuk do të lejojmë të na vidhni futbollin, ai është i joni dhe ne jemi të bashkuar".

 ??  ?? Grupimi i tifozëve të Luftëtarit, "Shqiponjat Bluzi", inisiatorë­t e letrës së hapur
Grupimi i tifozëve të Luftëtarit, "Shqiponjat Bluzi", inisiatorë­t e letrës së hapur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania