Panorama Sport (Albania)

Portieri i Luftëtarit: Ja si më gënjeu arbitri Ziri te goli i dytë

Shkëlzen Ruçi: Nuk sinjalizoi për goditjen, unë po vendosja murin

-

Portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi, është një prej të shumtëve në ekipin gjirokastr­it që "qan" humbjen me Teutën. Në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport", elbasanasi do të ndalej te momenti më kulmor i takimit ndaj Teutës, pikërisht te goli i dytë i realizuar nga Andel Dediç në minutën e 56-të me goditje dënimi. Sipas tij, arbitri Blerim Ziri e ka "mashtruar", duke mos sinjalizua­r, edhe pse fillimisht kishte bërë të ditur se goditja e dënimit do të kryhej pas rënies së bilbilit. "Dua t'i përgëzoj çunat për shpirtin e garës që treguan kundër Teutës. Ishte një ndeshje që e panë të gjithë se si shkuan gjërat. Më vjen keq kur arbitrat bëhen gjithmonë protagonis­të, duke u tallur me djersën e ekipit, me investimet e presidenti­t e për më shumë me ndjenjat e tifozërisë së mençur dhe kulturuar të Gjirokastr­ës. Dua të sqaroj momentin e golit të dytë ndaj Teutës. Ishte faull në favorin tonë, por arbitri e akordoi për kundërshta­rin. Në momentin e ekzekutimi­t nga Dediç, gjyqtari nuk më lejoj të mbaroj punën time me murin mbrojtës. Nuk më dha asnjë lloj sinjali, ndaj dhe erdhi gabimi im, duke pësuar golin e dytë. Më pas, me penalltinë Ziri mbylli gjithçka, duke akorduar një 11-metërsh absurd", theksoi portieri titullar i Luftëtarit. Në fund ai ndalet edhe te ndeshja me Laçin. "Do të jetë një takim shumë i vështirë, i fortë dhe delikat. Do të luftojmë fort për fitoren, e cila na duhet më shumë se kurrë në këto momente. Laçi ka cilësi dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të përqendrua­r në çdo moment. Shpresoj të dalim me fitore dhe të bëjmë futbollin e bukur, jo vetëm për tifozërinë tonë, por për të gjithë ata që na kanë mbështetur kudo në Shqipëri", përfundoi 23-vjeçari. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania