Panorama Sport (Albania)

Gurë mbi autobusin e Skënderbeu­t, lojtarët “ngujohen” për 45 minuta

Klubi shmang padinë, policia dyshon se xhami ishte i thyer

-

Sulmohet autobusi i Skënderbeu­t. Tensioni i viteve të fundit në aksin Vlorë-Korçë duket se nuk po harrohet. Përtej të sharave në kor gjatë 90 minutave, duket se tifozët vendës nuk e kanë lënë me kaq. Transferta e korçarëve u mbyll me një incident. Pasi mbaroi ndeshja dhe ekipi u sistemua në autobus për të marrë rrugën drejt Korçës, vetëm 200 metra, pasi ishin larguar nga stadiumi, autobusi është sulmuar nga disa tifozë të Flamurtari­t, të cilët kanë qëlluar me gurë në drejtim të mjetit që ishte në lëvizje. Për pasojë është thyer xhami i dytë i autobusit në krahun e kundërt të shoferit. Për fat të mirë, adezivi që ka të stampuar në xham ky autobus i bardhekuqv­e nuk e ka lejuar që xhami të dëmtonte ndonjë prej lojtarëve që ndodheshin në sediljet e mjetit. Pas sulmit me gurë tifozët janë larguar me shpejtësi, ndërsa ekipi ka mbetur i ngujuar për rreth 45 minuta derisa policia të bënte të gjitha procedurat në lidhje me këtë rast. Sigurisht që nuk ka kaluar pa zhurmë gjithë kjo ngjarje, pasi disa prej forcave të policisë çuditshëm kanë hedhur dyshimin se ky xham mund të kishte qenë i thyer, por fakti që në autobus gjithçka ishte e rregullt kur ekipi hipi pas ndeshjes dhe guri i gjetur në vendngjarj­e hidhnin poshtë çdo pretendim amatoresk të policisë së Vlorës. Ky nuk është rasti i parë i incidentev­e në Vlorë sa herë që Skënderbeu shkon për ndeshje kundër Flamurtari­t. Ndërsa për këtë rast klubi nuk ka kërkuar të bëjë asnjë denoncim në polici, duke e quajtur të kotë. Pritet që këto ditë autobusit t'i ndryshohet edhe xhami dhe gjithçka të jetë gati për ndeshjen e Europës kundër Dinamos së Kievit, ku bardhekuqt­ë do të shkojnë në stadiumin "Elbasan Arena". Ll.S

 ??  ?? Pamje nga xhami i thyer i autobusit të Skënderbeu­t, i sulmuar me gurë 200 metra larg stadiumit "Flamurtari"
Pamje nga xhami i thyer i autobusit të Skënderbeu­t, i sulmuar me gurë 200 metra larg stadiumit "Flamurtari"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania