Panorama Sport (Albania)

“Lëmshi nga italianët, e menduan Partizanin si në ‘Epokën e Gurit’”

-

Ish-kapiteni Ardit Beqiri në intervistë­n e tij për "Panorama Sport" pohoi se kriza vjen nga puna e drejtuesve të rinj në verë. Sipas tij, Starovës i duhet kohë që ta zgjidhë lëmshin e krijuar, si dhe tregon arsyet pse ekipi është zhytur në këtë krizë dhe çfarë duhet bërë.

Ardit, si ish-kapiten i Partizanit, çfarë duhet të bëjë klubi deri në janar për të zbutuar sadopak krizën aktuale?

Ky ekip nuk ka çfarë të bëjnë më shumë, pasi lëmshi u krijua që në fillim të sezonit, ku në verë i ngatërruan gjërat. Nuk është se te Partizani nuk është investuar në vitet e shkuara, por këta njerëzit e rinj që erdhën, i kthyen letrat përmbys duke i bërë gjërat kaçurrel dhe gjithçka nisi nga e para. Ata e trajtuan ekipin si fillestar, jo si një ekip që mirë keq, në tri vitet e fundit ka qenë në të njëjtat pozita duke qenë shumë pranë titullit kampion. Pra, erdhën te një ekip i investuar dhe që kishte krijuar një ecuri pozitive në Superiore. Gjithashtu ishte krijuar edhe grupi dhe figurat te Partizani. Personazhe­t kanë shumë rëndësi te një ekip dhe Partizani i kishte krijuar disa figura gjatë kësaj periudhe pas rikthimit në Superiore.

Njerëzit e rinj, që ju u referoheni, ishin figura me famë botërore...

Vërtet mund të jenë figura të futbollit botëror, por nuk është se erdhën te një ekip që e trajtuan sikur kishte ngelur te "Epoka e Gurit" dhe ta nisnin puna nga e para. Faktikisht ata e bënë lëmsh. Ngatërresa i ka zanafillat që në fillim. Mos harroni se sezoni nisi me një përplasje me kapitenin dhe liderin e portës. E pranoj se mund të ketë qenë një mungesë profesiona­lizmi nga ana e portierit, i cili me sa duket kishte thënë se kishte leje nga presidenti.

Jam dakord që ky gjest të dënohej, ndëshkohej dhe t'i tërhiqej vëmendja, por nuk kishte pse ta bënin publike vendimin e tyre. Kjo solli heqjen e shiritit të kapitenit. Pra, gjithçka nisi mbrapsht. Partizani ishte mirë e bukur dhe nuk kishte nevojë që ta niste gjithçka nga e para.

Tani lëmshi i verës ka përfunduar te Starova. Çfarë duhet riparuar më shpejt në ekip?

Këtë lëmsh, të cilin e bënë njerëzit e rinj në fillim të sezonit, ia kanë lënë Starovës që ta zgjidhë, por edhe atij i duhet kohë që të vërë gjërat në vend. Kështu, deri në janar, kur pretendohe­n të bëhen

ndryshme në organikë, grupi aktual duhet të gjejë entuziazmi­n që ka pasur edhe një vit më parë kur punonin me Starovën.

Si shpjegohet që Partizani bën të njëjtët gabime çdo fillimsezo­ni duke ndryshuar stafin dhe përbërjen dhe përsëri nuk nxjerr mësime?

Jo, si këtë vit nuk e ka bërë ndonjëherë kaq të dukshme. Iu besua 100% të huajve, ndërkohë që Partizani kurrë nuk ka vuajtur për figura apo specialist­ë të aftë. Nuk jam kundër të huajve, për faktin se një eksperienc­ë që vjen nga jashtë me emra të mëdhenj, është pozitive. Por, për hatër të emrit të madh të atyre, nuk

duhet të hidhej në erë gjithë investimi që është bërë në klub, të paktën në këto vitet e fundit. Partizani ka qenë një nga ekipet më të investuara në Superiore në sezonet e fundit dhe milimetrat e kanë ndarë nga titulli kampion. Ndaj me këtë situatë të krijuar, duhet kohë që gjërat të kthen të paktën ashtu siç ishin para 6 muajsh.

Duke parë krizën aktuale, i druheni faktit se Partizani mund të ndjekë gjurmët e Tiranës së sezonit të shkuar, që zbriti në të Parën?

Nuk ka shanse që Partizani të shkojë në gjurmët e Tiranës së sezonit të fundit. Çfarë nuk ndodh në futboll, por nuk besoj se është e njëjta

situate siç u ndodhi bardhebluv­e një vit më parë.

Ndaj Laçit pamë një ekip të dorëzuar, ndonëse me një trajner të ri...

Me Laçin e filluan mirë, por problemi është se ekipi, pas këtyre gabimeve të njëpasnjës­hme, ka humbur besimin dhe entuziazmi­n e dikurshëm, pasi po ata lojtarë që ishin vjet janë edhe tani. Këta po dorëzohen pa filluar mirë ndeshja dhe kjo vjen jo nga mungesa e cilësisë, por nga entuziazmi i humbur si ekip. Pastaj ndikim të madh ka të bëjë edhe dalja e shpejtë nga objektivi i fitimit të titullit kampion. Një ekip i ndërtuar për kampion dhe që pas 5-6 javëve të para e shikon

vetën automatiki­sht jashtë luftës për titull, ndikon rëndë në psikologji­në e lojtarëve. Në situata të tilla duhet rikthyer morali për të ecur për para. Ndaj, me Starovën, e para që duhet riparuar, është përmirësim­i i moralit në grup.

Me këtë ecuri kanë të kuqtë kanë kundër edhe tifozët...

Ftohja e marrëdhëni­eve me tifozët është momentale, pasi bëhet fjalë për një tifozëri si ajo e Partizanit, që kurrë nuk e braktis ekipin, në të mirë dhe në të keqe. Ndaj le ta marrim si pakënaqësi momentale. Partizani kurrë nuk e ka vuajtur mungesën e mbështetës­ve në stadium.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania