Panorama Sport (Albania)

Pllakos heshtja te “demat”, Progni rrezikon Kukësin

31-vjeçari me gjurin e fashuar dhe me akull, nuk u stërvit dje

- ILIR CARA

Partizani po përpiqet që ta lërë pas humb jen me Laçin, por të kuqtë nuk dinë ku ta gjejnë forcën për t'u rikthyer. Pas humbjes me Flamurtari­n dhe Kamzën, u largua trajneri Mark Iuliano, por lojtarët vijuan me disfata edhe në debutimin e Starovës në krye të ekipit. Me ardhjen e "Bobit" shpresohej përmirësim­i i situatës, por pas humbjes në Laç heshtja ka pllakosur edhe më thellë në ekip. Për shkak të ngjeshjes së kalendarit, dje të kuqtë kanë nisur përgatitje­t për Kukësin. Puna ka nisur, por në kampin e kuq askush nuk ka fjalë për të thënë, pasi nuk e dinë se si dilet nga kriza ku janë futur. Përpara fillimit të seancës, trajneri Starova ka ulur në një nga pankinat e fushës në kompleksin e Kamzës lojtarët që ishin titullarë në Laç si dhe disa senatorë të tjerë. "Bobi" është munduar në analizën e gjatë të kthejë besimin te lojtarët, pasi vetëm kështu mund të dilet nga situata. Ndonëse në Laç gabuan në çdo aspekt, Starova është përpjekur që t'i prekë në sedër lojtarët dhe jo t'i kritikojë. Lojtarët, të vetëdijshë­m për atë që po tregojnë në fushë, gjatë gjithë kohës kanë qëndruar kokulur, pasi në këtë moment u kanë shteruar edhe fjalët. Nga fundi i analizës, Starovës i është bashkuar edhe drejtori sportiv Antonelo Preiti, që ka mbërritur më vonë. Përgatitje­t kanë nisur me probleme, pasi përveç Bathës të pezulluar, në dyshim për Kukësin është edhe Gerhard Progni. 31vjeçari ka marrë një dëmtim në gjurin e majtë në Laç dhe dje nuk është stërvitur me ekipin, por e ka mbajtur gjurin të fashuar dhe me akull. Titullarët e ndeshjes me Laçin zhvilluan një seancë të lehtë, ndërsa pjesa tjetër mori ngarkesë të plotë. Progni do të mbahet në monitorim për Kukësin, por e sigurt është se do të ndryshojë sërish rreshtimi i ekipit, jo vetëm nga mungesat, por edhe për mosfunksio­nimin në Laç.

 ??  ?? Progni me gjurin e fashuar në pankinë dhe Çani i diferencua­r
Progni me gjurin e fashuar në pankinë dhe Çani i diferencua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania