Panorama Sport (Albania)

Mbledhje te Kukësi, zbardhen kërkesat e Gjicit për Milinkoviç­in

Presidenti kërkon fitoren ndaj Partizanit dhe paralajmër­on masa

-

Kukësi barazoi në një ndeshje ndaj Kamzës që duhet ta fitonte me patjetër, me qëllim që të ngushtonte diferencën ndaj Skënderbeu­t, mbas barazimit që dhe këta të fundit morën në Vlorë. Kukësi ka marrë tri barazime rresht dhe keqardhja është e pranishme në çdo hallkë të klubit. Kampionët në fuqi kanë lënë 6 pikë në tri ndeshje, por nuk duhet të ndodhë më kështu në vijim, ky është edhe ultimatumi i presidenti Gjici për stafin teknik. Edhe pse kishte dhe ka shumë presion mbi trajnerin Milinkoviç, ku serbi rrezikonte shkarkimin, presidenti Gjici e ka votëbesuar deri në janar Milinkoviç­in dhe stafin e tij. Njëlloj, si pas ndeshjes ndaj Flamurtari­t, presidenti Gjici ka surprizuar sërish, kuptohet për mirë. Dje ai ka thirrur në apel trajnerin Milinkoviç dhe stafin e tij, si dhe dy drejtues administra­tiv të ekipit. Në orën 09:00 të mëngjesit ka filluar takimi dhe ka përfunduar një orë më vonë, në 10:00. Të gjithë pjesëtarët e stafit nuk kanë pasur fjalë për t'i thënë kreut të klubit dhe, më tepër, kanë dëgjuar. Gjatë bisedës kur presidenti ka kërkuar të dijë në lidhje me mendimet e trajnerit për ekipin, futbollist­ët aktualë, ka marrë përgjigje nga Mladen Milinkoviç. PRESIDENTI GJICI "Patëm mundësi shumë të mira për ta fituar ndeshjen me Kamzën, por s'e bëmë dot. Ashtu si në ndeshjet e tjera pësuam gola, e për këtë unë jam shumë i zhgënjyer. Nuk arrijmë dot të dominojmë në mesfushë, e prapë mua për këtë gjë më vjen shumë inat. Tani fajin duhet ta nxjerrë trajneri dhe të veprojë me lojtarët. Kush e meriton të luajë, kush jo, s'ka më vend te Kukësi. Ke kohën e mjaftueshm­e për të treguar se sa vlen. Keni kohë deri në janar për të rikuperuar pikë ndaj Skënderbeu­t, kështu që lind detyrimi për fitore ndaj Partizanit. Nuk ka më kohë, po humbasim pikë të vyera që do të na kushtojnë. Sa për ekipin, kush nuk bind, do largohet. Nuk ka vend te Kukësi për lojtarë të paaftë që paguhen kot. Do bëjmë merkato të fuqishme, por duhet të dimë mirë se kush vlen dhe kush jo nga lojtarët aktualë. Jam shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur me të gjithë ju dhe me skuadrën. Nga një ekip që fitonim në çdo ndeshje jemi kthyer në një skuadër që nuk fiton dot, që nuk prodhon, që pëson shumë. Ndaj, merrni masa sa nuk është vonë për të gjithë", ka thënë ndër të tjera në diskutimin e tij presidenti Gjici.

TRAJNERI MILINKOVIÇ Ndërkohë Milinkoviç ka folur shumë pak, ku ka marrë përgjegjës­itë e tija. Ai i ka premtuar presidenti­t Gjici se do të bëjë akoma më shumë, ndonëse po bën maksimumin. Deri në përfundim të vitit, sipas Milinkoviç, Kukësi do të ketë rikuperuar të paktën tri pikë ndaj Skënderbeu­t. Pastaj për lojtarët ai i ka bërë me dije se ka një listë lojtarësh, nga të cilët ai nuk është i kënaqur. Shtubina, Peposhi dhe Memini bëjnë pjesë te lojtarët që nuk luajnë në formacion, por trajneri nuk është i kënaqur dhe pret më shumë nga Albi Alla, Hair Zeqiri, Alijev, madje edhe nga Musolli. Sakaq, të gjithë zyrtarët e tjerë kanë theksuar se janë të gatshëm dhe në shërbim të klubit për të bërë më të mirën.

DETYRAT E LËNA

Në përfundim të takimit prej një orësh, presidenti ka kërkuar nga trajneri dhe i gjithë stafi që të bëjnë maksimumin dhe detyrat që ai ka lënë kanë qenë:

1- Përgatitje maksimale për ndeshjen ndaj Partizanit, ku duhet të zgjidhet formacioni më i mirë i mundshëm.

2- Të mos tolerohet më asnjë lojtar, kushdo qoftë ai. Trajneri të mbajë shënim mbi paraqitjet e lojtarëve. Kush nuk kalon normat që trajneri kërkon, do të largohet.

3- Nëse nuk do të arrihet të zvogëlohet distanca ndaj Skënderbeu­t dhe ekipi nuk arrin pritshmëri­të në ndeshjet e mbetura deri për Vitin e Ri, do të ketë rishikime pagash.

4- Stafi administra­tiv të përgatisë terrenin për ndeshjen me Partizanin, me bazën materiale për ekipin dhe gjithashtu të krijohet një klimë për tifozët, të cilët të jenë në shërbim dhe në mbështetje të ekipit.

5- Menaxheri i ekipit të bashkërend­ojë me trajnerin për futbollist­ët që do ndërhyhet në merkato, të cilën do e ndjekë personalis­ht dhe vetë presidenti. Nuk do ketë më afrime të shtrenjta pa prova. Rasti "Alijev" është më i freskëti, i cili nuk po përshtatet siç duhet, për faktorë të ndryshëm. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania