Panorama Sport (Albania)

Sefa, sfidë Flamurtari­t: Në Lushnjë të pret humbja!

Sulmuesi verdhejesh­il tregon “muskujt”: Vlonjatët nuk kanë asgjë më shumë se ne

-

Ecuria pozitive e Flamurtari­t duket se motivon më shumë Lushnjën për të bërë më të mirën dhe për të ndalur vlonjatët. Verdhejesh­ilët janë përgatitur gjatë këtyre ditëve për të bërë maksimumin në fushën e lojës dhe publiku vendës i ka sytë nga kapiteni 33-vjeçar, Sefa. Me dy golat e shënuar në këtë kampionat, veterani i sulmit është rreziku kryesor për mbrojtjen e Flamurtari­t. Ai i vlerëson shumë kuqezin- jtë, por thotë se Lushnja do të luajë për të marrë pikë në këtë ndeshje. "Pavarësish­t se luajmë me një skuadër që ka një kohë të gjatë që nuk humbet, kjo nuk e bën ndonjë ekip special. Flamurtari është si të gjithë të tjerët. Do të shfrytëzoj­më lodhjen e tyre. Dua të theksoj se po nuk vrapuam në fushë, do ta kemi shumë të vështirë. Kundërshta­ri është ekip cilësor, por jo më i mirë se ne. Kemi forcën e grupit, që është sekreti i këtij ekipi. Ideja tjetër është se nuk duhet të trembemi nga Flamurtari. Emrin e ka të madh, por lojtarët janë të barabartë në fushë. Gjendja jonë është optimale duke pasur parasysh 2-3 mungesa të vogla, por me rikuperime të shpejta. Fakti që jemi stërvitur brenda në fushën e stadiumit, na ka dhënë përkrahje të madhe për të bërë një përgatitje të denjë për të dielën", është shprehur futbollist­i me shiritin në krah, në stadiumin "Roza Haxhiu". Kapiteni i lushnjarëv­e kërkon sa më shumë tifozë në stadium dhe "sponsorizo­n" një pasdite triumfi të së dielës. "Ky futboll është për publikun. Futbolli verdhejesh­il bëhet i bukur, kur bëhen bashkë çunat e Lushnjës në fushë dhe tifozët e mrekullues­hëm lushnjarë në shkallë. Shpresojmë të na mbështesin me koret e tyre, siç na kanë mbështetur ata pak tifozë që na kanë ardhur, por që këtë ndeshje me Flamurtari­n do të jenë më të shumtë. Normalisht që tifozët tanë duhet të jenë prezentë në ndeshjet e kampionati­t, të kupës, në ndeshjet miqësore. Unë besoj se do të na mbështesim shumë ditën e diel që ne të arrijmë rezultatin dhe të shtojmë shpresat për mbijetesë", është shprehur kapiteni i lushnjarëv­e, Fatjon Sefa. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania