Panorama Sport (Albania)

Fushtar mungon, premio për “kokën” e Skënderbeu­t

-

Përpara seancës së djeshme, trajneri Ramadan Ndreu zhvilloi një analizë të shkurtër, ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Tekniku Ndreu falënderoi të gjithë lojtarët për sa dhanë gjatë takimit me Kukësin, ku edhe shprehu keqardhjen që nuk u arrit fitorja dhe lojtarët të përfitonin premion e vendosur nga presidenti dhe nga bashkia. Më pas në analizë foli edhe presidenti Qarri, i cili ka falënderua­r të gjithë lojtarët për atë që treguan ndaj Kukësit. "Bravo, keni zhvilluar një ndeshje nga më të bukurat e kampionati­t. Më erdhi keq që nuk u arrit fitorja, pasi kishim premtuar dy lloj premiosh, një nga ana ime dhe një nga bashkia. Megjithatë, këto dy premio do të shkojnë për ndeshjen me Skënderbeu­n", u shpreh Qarri para ekipit. FUSHTAR - Kamza të dielën ndaj korçarëve nuk do të ketë një nga shtyllat e mbrojtjes, Ivan Fushtar, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Kukësit. Kroati ka qenë prezent në ambientin stërvitor, por nuk është stërvitur nga problemet e krijuara të enjten, madje ai është parë duke çaluar dje. Problemet i ka në anën e majtë, në kofshë, brinjë dhe një hematomë në sy. Sot (dje) para seancës stërvitore ai çalonte dhe me vështirësi ka shkuar deri te bankina e fushës ku stërvitesh­in dhe ka qëndruar ulur. "Nuk kam fjetur gjatë gjithë natës pas ndeshjes, pasi dëmtimi në muskulin e këmbës më jepte dhimbje të tmerrshme. Në këto kushte jam i pamundur të luaj me Skënderbeu­n. Ndaj Kukësit ka qenë një ndeshje "lufte", ku më kanë goditur me shkelm dhe me bërryl në sy. Nuk kam parë lojtarë aq të ashpër. Unë u dëmtova, por çuditërish­t kartonin arbitri ma dha mua. Kjo nuk më duket e drejtë. Jam vizituar dhe po ndjek udhëzimet e mjekut. Më duhet të paktën 8 ditë kohë për t'u rikuperuar", u shpreh Fushtar për "Panorama Sport". Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania