Panorama Sport (Albania)

Kastrati “pa doreza”: Ja pse pësojmë kaq shumë

Me Vllazninë mungon Lena, portieri: Fitorja me Luftëtarin nuk vlen po humbëm nesër

-

Fitorja e arritur në Gjirokastë­r ka rritur moralin te "Djemtë e detit", që tani po punojnë të qetë dhe larg presionit të rezultatev­e negative. Ndaj Vllaznisë do të kërkojnë patjetër triumfin, por do të kenë një mungesë të rëndësishm­e si Lena. Për fatin e Maganit në këtë sfidë rikthehet Hila. Portieri Elhan Kastrati e konsideroi si jetike fitoren e arritur kundër Luftëtarit në mesjavë. "Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për të vazhduar në mënyrën sa më të mirë fazën e dytë dhe për të lënë pas ato rezultate negative të ndeshjeve të fundit. Pas çdo humbje presioni filloi të rritet dhe morali pa e kuptuar humbet. Kjo fitore na bëri shumë mirë dhe jemi shumë të lumtur që e arritëm dhe e nisëm me këmbën e mbarë fazën e dytë", tha Kastrati për "Panorama Sport". RROTACIONI- "Në skuadër të gjithë janë të rëndësishë­m dhe asnjë nuk është i pazëvendës­ueshëm. Të gjithë ata që futen në fushë kanë një qëllim: të bëjnë mirë për veten dhe skuadrën sigurisht". GOLAT- "Besoj se humbja e qetësisë dhe vigjilencë­s na ka ndëshkuar pothuajse gjithmonë. Edhe trajneri na ka thënë se duhet të jemi më të qetë në fushë". EKSPERIENC­A- "Nuk besoj se është mungesa e eksperienc­ës, pasi kemi lojtarë shumë të mirë në skuadër që kanë disa vite mbi supe. Besoj se pas rezultatev­e negative që kemi marrë, humbet edhe vetëbesimi. Ky është një tjetër elementë shumë i rëndësishë­m".

VLLAZNIA- "Po punojmë fort në stërvitje, ashtu si gjithmonë qe të marrim maksimumin. Kërkojmë të vazhdojmë me serinë e fitoreve dhe të mos ndalemi më, pasi në të kundërt fitorja ndaj Luftëtarit nuk do të kishte rëndësi". OBJEKTIVAT - "Fillimisht shpresoj që përfundimi­sht ta hedhim pas krahëve ecurinë negative dhe të vazhdojmë me fitore. E rëndësishm­e është të mos gabojmë më dhe t'i marrim ndeshjet me radhë, më pas të shohim se ku do të arrijmë. E theksoj se kemi lojtarë me vlera dhe do të bëjmë mirë". Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania