Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Nuk fal më gabime, Doka një diamant

“Lojtarët ndihen të turpëruar, në shtëpi komandojmë ne”

- ADELA MERKO

Ze Maria është kthy er nga Kina me ide të qarta. Humbja e fundit "dhemb" ende, megjithatë trajneri prerazi i paralajmër­on se nuk fal më asnjë gabim në vazhdim. Një lloj reagimi e ka marrë në stërvitje, ndërsa thekson se lojtarët janë ndierë të turpëruar pas ndeshjes me Bylisin. Në konferencë­n e dhënë për mediat, ai foli për aventurën disa ditore me Interin, por edhe për Albi Dokën, që e cilëson si një diamant që duhet gdhendur.

Si shkoi aventura disa ditore në Kinë, si ishte të rivishje fanellën e Interit?

Duhet të mësoj patjetër shqip, që ta kem më të lehtë komunikimi­n (qesh). Kur shkoj të "luaj", e them në thonjëza, pasi tashmë nuk luajmë më, por vetëm argëtohemi, është gjithnjë fantastike. Kjo më dha mundësinë që të shihja lojtarë si Zaneti, Krepso, Rekoba e Karaguni, të cilët kanë bërë historinë e futbollit europian dhe botëror. Është bukur gjithnjë, por duhet ta pranoj se ishin tri ditë masakruese. Shkova në Kinë të mërkurën, luajta dhe erdha të shtunën në Shqipëri. Nuk ishte fort kënaqësi në këtë drejtim.

Rinis kampionati, megjithatë ndeshja me Bylisin mbetet ende një "plagë". Pse erdhi ajo humbje?

Humbëm, sepse nuk luajtëm. Shumë e thjeshtë. Nuk zbritëm në fushë. Lojtarët e dinë, pasi kemi folur për këtë. Na vjen keq të gjithëve, stafi teknik dhe futbollist­ët, pasi e dinim që nuk mund të hidhnim një hap fals. Por, na shërbeu si shembull dhe tashmë e dimë që nuk mund të qetësohemi dhe ndalim ritmin, pasi këtu duhet të "vrasësh" çdo të shtunë një luan. Që të mos ndodhë më, duhet kujdes. Dhe që nuk do të ndodhë, këtë e garantoj unë.

E thoni me kaq siguri që nuk do të ndodhë më...

Sepse, nuk do t'ua lejoj unë. Kaq. Atyre nuk u lejohet që të bëjnë dy ndeshje njëlloj, pra të përsërisin atë që ndodhi me Bylisin. Ndaj për respekt të historisë, fanellën, ambientin për stafin teknik dhe mbi të gjitha për veten, nuk duhet t'ia lejojnë vetes që të gabojnë sërish. Ndaj jap garanci.

Pse nuk luajti ekipi sipas jush?

Pyetje e bukur. Pse? Sepse nuk ditëm të ribënim atë që paraqitën në stërvitje gjatë javës. Nuk ishim të aftë, ndoshta për mendjemadh­i, pakujdesi dhe shumë motive të tjera, nuk u shprehëm në maksimum, ose nuk dhamë më të mirën e asaj që kemi në potencial. Ndaj jua them shpesh djemve që në fushë duhet vetëm që të bëjmë ato që provojnë.

Keni planifikua­r "rrotacion" në formacioni­n titullar?

Do ta shihni nesër ( sot), të paktën 30 minuta para ndeshjes. Diçka e vogël do të ndryshojë, pasi kemi edhe dëmtime, ndaj minimalish­t një lëvizje do të ndodhë, për detyrim apo vendim teknik.

A keni frikë mos skuadra juaj e nënvlerëso­n këtë kategori?

Sikundër e thashë, skuadra nuk mund të nënvlerëso­jë më asnjë ndeshje. Ata vetë u ndien të turpëruar nga performanc­a dhe kjo është e rëndësishm­e. Dhe mua më gëzon fakti që e kanë kuptuar gabimin dhe faktin që kanë dhënë më pak se potenciali i tyre në javën e shkuar. Jemi përgatitur

fort këto ditë, javën e kaluar dhe këtë javë, ndaj besoj që nesër ( sot) do ta përballojm­ë ndeshjen ndryshe, me një tjetër mentalitet. Duke mos nënvlerësu­ar dhe respektuar kundërshta­rët, por me qëllimin e prerë për të fituar, sidomos kur jemi në shtëpi. Kjo është shtëpia jonë dhe këtu komandoj unë, të tjerët duhet ta dinë të gjithë. Askush nuk mund të vijë, sikundër erdhi Bylisi. Nuk do të ketë një mendim të gabuar për kategorinë dhe kundërshta­rët.

Sa e dëmton një trajner fakti që nuk ka informacio­n

për kundërshta­rët?

Të mos i njohësh kundërshta­rët para se të luash, është një handikap që e kemi ne si staf. Por, për lojtarët shqiptarë jo edhe aq, edhe pse nuk janë ndeshur, pasi kanë luajtur në kategori të ndryshme. Por, e përsëris atë që kam thënë që në krye të herës: Tirana është Tirana. Prandaj, kudo që luajmë, duhet të imponohemi ndaj çdo kundërshta­ri, brenda apo jashtë fushe. Duhet t'i respektojm­ë, por duke i mundur. Pak rëndësi kanë emrat që kemi përballë, qoftë Apolonia, Partizani apo Skënderbeu.

Gjatë verës thatë që Doka duhet ta tregojë në fushë që është një kampion. A ka nisur që t'i shfaqë, pasi me Shpresat nuk është se dha maksimumin?

Doka, si shumë të rinj të tjerë të kësaj skuadre, duhet të rritet. Problemi është që kur erdha këtu, atij i dukej që kishte arritur maksimumin. Kjo, pasi ishte përkëdhelu­r prej mediave, klubit dhe tifozëve, por harruam që ky djalë në fillim të sezonit të kaluar luante ende me të rinjtë. Ndaj duhet që të punojë, pasi është një diamant që duhet gdhendur. Duhet t'i japim kohë që të rritet, për këtë motiv kërkova që ta mbanim në ekip gjatë verës, pasi mendoj që mund ta ndihmoj. Ai duhet të përmirësoh­et, ka bërë ndeshje të mira dhe më pak të mira. Nuk e kam parë ndeshjen me Shpresat, por besoj se këtu po përpiqet që të gjejë identiteti­n e tij të vërtetë dhe do ta gjejë.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Tiranës dhe Apolonisë e janarit 2015 kur të dyja ekipet luanin në Superiore
Çast nga një ndeshje mes Tiranës dhe Apolonisë e janarit 2015 kur të dyja ekipet luanin në Superiore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania