Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi special i Dimos: Ja si ringrihet Apolonia

“Të hapen dyert për tifozët, ju tregoj ngërçin në Fier”

- FATJON NANA

Lidhja e tij me futbol lin është një sim biozë e pandashme sepse ai nuk mund ta kuptojë dot veten pa kontaktin e përditshëm me topin, pa emocionet e drejtpërdr­ejta të një ndeshjeje futbolli dhe larg fushës së blertë. Është 35 vjeç, por kapiteni i Apolonisë, Amarildo Dimo, e ka sfiduar moshën, teksa ende vazhdon të shfaqet bindshëm në nivelet e protagonis­tit tek Apolonia. Përvoja e Dimos është një element shumë pozitiv për grupin dhe një ndihmë e madhe në fushë për skuadrën dhe trajnerin Kashami. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", kapiteni fierak flet për situatën e përgjithsh­me në kampin bardhejesh­il, ecurinë e Apolonisë, si dhe për transfertë­n e sotme me Tiranën. "Jemi gati për Tiranën, skuadra është kompakte, më e mbledhur dhe e organizuar mirë. Nuk ka pse të trembemi, ne do të luajmë për fitore dhe le t'ia lëmë fushës nëse do e meritojmë", deklaron ndër të tjera kapiteni i Apolonisë në intervistë­n e tij.

Humbja e fundit, ndonëse e mbetur pas: 3 gola të pësuar në vetëm 4 minuta, në një ndeshje kyçe momentale për skuadrën. Si mendoni Dimo, çfarë ndodhi në sfidën e kaluar me Tomorin?

Mendoj se humbëm ne. Po, Apolonia nuk mundi ta ruante dot epërsinë në lojë dhe komoditeti­n e avantazhit të dy golave në momentin më të patolerues­hëm në 10 minutat e fundit. Megjithatë, le ta themi se ndikuan një sërë faktorësh: lojtarë të rinj, shpërqendr­im, besim i tepruar, neglizhenc­ë dhe mosmenaxhi­m të lojës e rezultatit. Ja, të gjitha këto na çuan drejt një humbjeje të palejueshm­e.

Shpesh ka një shprehje për Apoloninë, "skuadër e re", por gati 50% e ekipit janë lojtarë vazhdimësi­e dhe me përvojë disavjeçar­e në Fier. Edhe ju i qëndroni kësaj linje?

Jo, jo, të mos e gjykojmë kështu dhe të mos e thjeshtojm­ë kaq. Po, e vërtetë që në skuadrën tonë ka 4-5 lojtarë të përvojës, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Nuk duhet harruar që jo të gjithë luajnë në pozicionet e tyre. Po ju përmend Broshkën dhe Hysenshaha­jn, të cilët nuk luajnë shumë shpesh në rolin e tyre natyral dhe patjetër që nuk mund të japin më të mirën dhe maksimumin jashtë pozicionit të tyre, pavarësish­t dëshirës dhe përkushtim­it që ata kanë. Po pse nuk luajnë në rolin e vet? Pikërisht për shkak të mungesës së lojtarëve në këto role. E shihni tani që nuk është aq e thjeshtë dhe që duhet të mendojmë së pari e mbi të gjitha për të stabilizua­r këtë problem të rëndësishë­m në skuadër. Jo një vend çfarëdo për lojtarin, por lojtarin e duhur në vendin dhe rolin e duhur.

Nuk kanë munguar dyshimet për një ndeshje me rezultat të paracaktua­r për sfidën me Tomorin. Cili është komenti juaj?

Nuk dua të merrem fare me këtë gjë. Kur arrihet të dyshohet për shitje ndeshjesh e trukime deri te Reali e Barcelona, imagjino ç'mund të bëhet te ne. Mendoj se nuk janë më shumë se "bla-bla" të zakonshme të pazarit futbollist­ik shqiptar dhe asgjë më shumë.

Apolonia duket në ngërç në "Loni Papuçiu", ku nga 12 pikë maksimale, ka marrë vetëm 5 gjatë këtij sezoni. Çfarë nuk po funksionon si duhet?

Mendoj se një nga çështjet më kryesore është që tek Apolonia nuk ka ekuilibra në fushë. Ne e kërkojmë me ngulm fitoren, por i humbasim lehtë ekuilibrat, shpesh edhe për shkak të adaptimit të lojtarëve jo në vendin e duhur, çka e preka më lart. E pa dyshim që një minus i madh për ne është se kemi humbur publikun, mungesë që automatiki­sht favorizon kundërshta­rin. Çfarë duhet të bëjmë për të korrigjuar këto elemente? Le t'ia nisim nga vetja, në kompleksit­et, e pastaj të hapim dyert për publikun, falas, duke filluar që nga të rinjtë e apasionuar të moshës shkollore.

Ndeshja e radhës kundër Tiranës kryesuese. Çfarë duhet të presim nga Apolonia në këtë transfertë?

Pa dyshim që dy javë kanë qenë më se të mjaftueshm­e që ne të bënim korrigjime­t e duhura. Jemi gati për Tiranën, skuadra është kompakte, më e mbledhur dhe e organizuar mirë. Nuk ka pse të trembemi, ne do të luajmë për fitore dhe le t'ia lëmë fushës nëse do e meritojmë.

Janë të rrallë futbollist­ët në moshën tuaj që mbeten po kaq vendimtarë në skuadrat e tyre sa dhe ju. Përtej pyetjes shabllone dhe përgjigjes standarde, ku qëndron sekreti i Dimos, performanc­ës dhe freskisë fizike në fushë?

Jam 35 vjeç, por nuk e ndiej peshën e viteve. Asnjë sekret të veçantë, veç regjimit të rreptë dhe disiplinës në stërvitje. Unë jam i pari që shkoj për t'u stërvitur dhe i fundit që largohem. Dhe gjithçka ia dedikoj pasionit tim për futbollin, pasion që besoj se do më mbajë edhe disa vite në fushën e blertë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania