Panorama Sport (Albania)

Studenti thellon krizën e Skënderbeu­t, Elbasani prova arratie

Nuk pati surpriza në përballjet e Grupit A dhe B

- ABDULLA DUSHKU

Është rikthyer kampi onati i basketboll­it të femrave me ndeshjen e Grupit A, Studenti-Skënderbeu, e luajtur dje pasdite në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kuadër të javës së pestë të kampionati­t kombëtar për femra. Pas një ndërprerje 10-ditore, për shkak të dy ndeshjeve të para të ekipit tonë kombëtar që zhvilloi për kualifikim­et e Europianit 2019, ku skuadra jonë kombëtare ka dështuar në të dyja këto takimet të para të luajtura në Tiranës ndaj Rusisë, ku humbëm 37-122 dhe në Budapest me kombëtaren e Hungarisë, 48-137. Tashmë gjithçka është lënë pas dhe skuadrat kanë dalë përsëri në parket për ndeshjet e kampionati­t. Në ndeshjen e luajtur në Tiranë, skuadra e Studentit ka triumfuar në tri perioda, por është surprizuar në periodën e dytë. Skuadra që drejtohet nga Florentina Mitku ka qenë absolute në periodën e parë, ku Metani e Mema kanë shkëlqyer në pikët e shënuara. Këto, të organizuar­a nga kapitenia Aida Vata, kanë udhëhequr vazhdimish­t duke e mbyllur periodën e parë 31-10 dhe u duk sikur çdo gjë mori fund. Por, nuk ndodhi kështu, pasi skuadra korçare e drejtuar nga Bruno Topi i është kundërpërg­jigjur me një fitore 22-11 duke vënë në dilemë fitoren e skuadrës së Studentit, pasi diferenca në mesin e kësaj periode ngushtohet në deri 3 pikë dhe ka panik në radhët e studenteve. Megjithatë, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy pjesëve me një diferencë prej 10 pikësh 42-32. Në fraksionin e dytë skuadra e Studentit nuk toleron më dhe ka vlerësuar realisht kundërshta­rin. Ato arrijnë të mbyllin periodën e tretë me 10 pikë diferencë duke e thelluar diferencën e përgjithsh­me me 20 pikë përpara dhe në periodën e fundit janë treguar të pamëshirsh­me duke shënuar 27 pikë, ndërkohë mikeshat korçare arrijnë të shënojnë vetëm 3 pikë. Kështu takimi mbyllet 92-49 (43 pikë diferencë). Pikët më të shumta i realizuan, Metani e Mema nga 25 pikë dhe Vata 21 pikë. Kështu sot do të luhen takimet e tjera, ku si kryendeshj­e pritet të jetë ajo mes Flamurtari­t dhe Tiranës, e cila do të luhet në Vlorë. Ndërkohë që të dielën në Durrës, Goga Basket do të presë Vllazninë.

GRUPI B - Ndeshja tjetër ishte planifikua­r ajo e luajtur në Kamzë për grupin B,

ndërmjet Kamzës dhe Elbasanit, ku mikeshat nga Elbasani kanë fituar në këtë transfertë bindshëm me 31 pikë diferencë. Fillimisht, është skuadra e Elbasanit ajo që shfaqet bindshëm duke e mbyllur periodën e parë 23-2. Janë Dervishaj, Hasa e Kasa ato që bëjnë diferencën. Ndërsa në periodën e dytë skuadra e Kamzës rifutet në lojë dhe rivalizon pothuajse në përmasat e një rivali duke e mbyllur me fitore këtë periodë 18-11, ku janë dalluar Oruçi, Prençi, Bezati e Uka. Kështu që skuadrat do të shkojnë në pushimin mes dy pjesëve me një diferencë prej 28 pikësh (13-41). Në fraksionin e dytë është përsëri skuadra mike nga Elbasani që kërkon të vulosë fitoren dhe ia ka arritur qëllimit, teksa ka triumfuar në periodën e tretë 1318. Në periodën e fundit është skuadra e Kamzës që mundohet të ngushtojë diferencat e pikëve, edhe pse e ka fituar këtë periodë të fundit ajo nuk ka mundur dot të përmbysë rezultatin. Në këtë grup, sot do të luhet ndeshja tjetër mes skuadrave të Apolonisë dhe Partizanit, ku nuk pritet ndonjë surprizë, ndeshje që do të luhet në orën 14:00.

Ekipet e meshkujve do të jenë këtë javë pushim, për shkak të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar që do të zhvillojë me datë 23 nëntor, në orën 17:30, kundër Armenisë në palestrën sportive të Olimpik Park "Feti Borova".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania