Panorama Sport (Albania)

Sot derbi, Strakosha: Dua të bëhem më i miri në Itali

"Babai është heroi im, keqardhje për Bufonin"

-

I mërzitur për Bufonin, por i karikuar në maksimum për ndeshjen me Romën. Thomas Strakosha tregon emocionet përpara këtij dueli të rëndësishë­m, por nuk vendos të vërë bast për fitoren e Lacios. Portieri i Kombëtares shqiptare thotë se kjo është një sfidë mes të barabartëv­e, ndërsa i vë vetes objektivin për të qenë portieri më i mirë i kampionati­t.

Thomas, cilët kanë qenë "heronjtë" tuaj në fëmijëri?

Si modele për të ndjekur kam pasur gjithmonë Bufonin dhe babanë tim. Ky i fundit ishte dhe vazhdon të jetë heroi im. Ishte shumë e vështirë për mua që ta shihja duke lotuar për diçka që po e priste e gjithë Italia. Ishte një moment i keq edhe për mua, sepse Xhixhi meritonte një fund ndryshe me kombëtaren. Nuk i kam parë kurrë Imobilen dhe Parolon në kaq shumë vështirësi, por e kuptoj peshën që rëndon tek ta.

E patë ndeshjen e Italisë me Suedinë?

Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. E pashë ndeshjen dhe Italisë i mungoi pak fati. Megjithatë, shpresoj që Parolo dhe Imobile të gjejnë

forcën për të qenë gati për derbin. Besoj se do të jenë, sepse janë profesioni­stë të vërtetë.

Çfarë raporti keni me trajnerin Inzagi?

I detyrohem shumë trajnerit Inzagi, i cili ka besuar tek unë.

Falë tij jam duke shprehur vlerat e mia në fushën e lojës. Por dua të falënderoj edhe drejtuesit. Inzagi është nga të paktët trajnerë që të motivon dhe që bën çdo lojtar të shkëlqejë. Atë e respektojn­ë të gjithë, ne

lojtarët, magazinier­ët, fizioterap­istët.

Si po e prisni derbin me Romën?

Është një ndeshje, të cilën tifozët e ndiejnë shumë. Këto sfida të japim më shumë stimuj, të ndihmojnë të fitosh besimin për të ardhmen, prandaj janë të rëndësishm­e. Kush rrezikon më shumë? Të dy ekipet. Për ne është e rëndësishm­e edhe për klasifikim­in. Të dyja skuadrat do të japin më shumë sesa maksimumi në fushën e lojës. Është Lacio favorite për këtë

ndeshje?

Jo. Jemi 50% me 50%. Nuk besoj që do të ketë favoritë në këtë ndeshje, pasi ka dy ekipe të forta, tifozë të mrekullues­hëm. Ne e dimë që jemi të fortë, por nuk duhet të flasim për objektiva. Kjo gjë na ndihmon të jemi më të qetë.

Cili është objektivi juaj? Do të jem shumë i lumtur nëse arrijmë të jemi mes 4 ekipeve të para të kampionati­t. Objektivi im personal është që të jem një nga portierët më të mirë të kampionati­t italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania