Panorama Sport (Albania)

Montela: Napoli super, por e mund

"Ekipi i Sarrit luan futbollin më të bukur në Europë, por e di se si fitohet ndaj tyre"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ndeshja e sotme (20:45) është testi i radhës për Milanin. Trajneri kuqezi është i bindur në mundësinë e skuadrës së tij dhe synon të dalë me rezultat pozitiv nga fusha e "San Paolo"-s. Për skuadrën, por edhe për elementë të tjerë Vinçenco Montela ka folur në konferencë për shtyp që u mbajt ditën e djeshme në "Milanello".

Napoli - Kjo sfidë paraqet një test të rëndësishë­m për Milanin që nuk ka fituar me asnjë nga ekipet e mëdha të Serisë A. Për skuadrën e Mauricio Sarrit, Montela deklaroi: "Ndoshta janë ekipi që ofrojnë futbollin më të bukur në Europë, por unë besoj se Milani ka armët e duhura për t'i goditur. Pavarësish­t aspektit taktik, mendoj se diferencën do ta bëjë siguria dhe agresivite­ti ynë. Duhet ta qarkullojm­ë shpejt topin dhe t'i lodhim".

Insinje - Pa dyshim, Lorenco Insinje është njeriu i momentit, sidomos pas problemati­kave me aktivizimi­n e tij që përfshinë Italinë dhe trajnerin Ventura. Montela bën shaka

duke uruar që talenti napolitan të jetë sëmurë: "Insinje sikur kishte temperatur­ë, ndoshta e kam parë në ëndërr". Për fatin e keq të Milanit, Insinje pritet të jetë në fushë rregullish­t sot në mbrëmje.

Pikët - Montela e merr me filozofi ndeshjen ndaj Napolit

duke theksuar se çdo ndeshje vlen tri pikë: "Në valle gjithmonë janë pikët, nuk ka rëndësi ekipi që ndeshesh. Kjo ndeshje vlen po aq sa ato që do të luajmë në të ardhmen. Përveç Insinjes duhet të kemi kujdes edhe ndaj Mertens, i cili te Napoli ka gjetur habitatin

natyral".

Perspektiv­a - Me fitoren ndaj Sasuolos, trajneri kuqezi qetësoi disi ujërat rreth vetes, por është ende larg shpëtimit përfundimt­ar. Ai e di mirë dhe, teksa flet për të ardhmen, sqaron: "Po punojmë mirë dhe hap pas hapi po ndërtojmë identiteti­n tonë. Më vjen keq që do të hasim pikërisht tani një kundërshta­r kaq të fortë, por herët a vonë duhet të ndeshemi me të gjithë. Klubi ka bërë investime dhe të gjithë te Milani e dimë se misioni ynë është të rikthehemi në elitë".

Lojtarët - Konferenca e teknikut të "Djallit" u përqendrua edhe në disa emra të përveçëm duke nisur që nga Bonuçi, për të cilin tha: "Leonardo po e merr veten. Skualifiki­mi me sa duket i shërbeu. Andre Silva ka luajtur me kombëtaren dhe është në formë, ndërsa Bilja duke mirë, pasi ka punuar si duhet në stërvitje që nga fillimi i javës. I vetmi shqetësim është Çalhanoglu, i cili sot (dje) ka ndier një shqetësim të vogël dhe nuk e di a do të jetë i gatshëm ndaj Napolit.

Merkato - I vetmi moment kur Montela ngriti zërin në konferencë ishte ku iu përmend merkato e janarit. Trajneri vuri në dukje se janari është 50 ditë larg: "Deri në janar duhen 50 ditë, ndaj nevojitet qetësi. Me Mirabelin kam kontakt të përditshëm dhe të gjithë i dimë defektet dhe cilësitë e organikës në dispozicio­n. Aktualisht jam i përqendrua­r te grupi i profesioni­stëve që kam nderin të drejtoj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania