Panorama Sport (Albania)

60 mijë në "San Siro", Spaleti: Jemi të fortë falë jush

-

Përsëri 60 mijë, përsëri "San Siro" plot ( ose thuajse) për të mbështetur skuadrën. Një tifozëri, ajo e Interit, që po kryeson në Itali dhe po shtyn skuadrën me një forcë dhe pjesëmarrj­e emotive që Spaleti e cilëson si "të kohëve të tjera". I ftuar në eventin e organizuar në "San Siro" nga "Inter Club", trajneri zikaltër nuk e ka fshehur befasinë e tij dhe, si pasojë, kënaqësinë: "Bashkë me ju është gjithçka shumë më e lehtë, -është shprehur Luçiano, - që nga momenti i parë që jemi takuar është sikur keni shprehur se jeni pranë nesh dhe se doni pak nga përgjegjës­ia jonë, meqenëse ' Sna Siro'- n e kam parë plot që prej fillimit. Ishte e rëndësishm­e të ndjenim praninë tuaj që prej fillimit". RRITJE - Një besim i shkëmbyer javë pas jave, një pak gati të përsëritet edhe nesër në mbrëmje: kundër Atalantës së Gasperinit, që vitin e kaluar në "San Siro" pësoi një humbje 7- 1, shfaqet mundësia e rritjeve të mëtejshme, ndoshta edhe më shumë duke parë që skuadra e Bergamos vjen nga dy javë stop për angazhimet e Kombëtarev­e dhe sepse grupi i Spaletit vjen nga një barazim me Torinon.

KTHIM NË KOHË - Nga trajneri i tij pritet që një reagim prej skuadre të pjekur, me karakter. Gjithçka përpara syve të "San Siro"-s: "Një mesatare thuajse prej 60 mijë për ndeshje në një qytet si Milano ku funksionon gjithçka. Prezenca e njerëzve të shumtë dhe të fëmijëve në stadium na kthen prapa në kohë, kur impiantet ishin të mbushura dhe të gjithë brohorisni­n për ngjyrat e zemrës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania