Panorama Sport (Albania)

Kinema, banane dhe dietë intensive, ja sekretet e Pep

-

Të gjithë, ose thuajse, sekretet e Pep Guardiolës kanë dalë në shesh... Janë të shumta legjendat që qarkullojn­ë rreth trajnerit spanjoll të Mançester Sitit, kryesues i padiskutue­shëm i Premier Ligës. Një rendiment stratosfer­ik ai që po mban sivjet skuadra e tij mes kampionati­t dhe kupave, të cilat kanë bërë drejtuesit e klubit që t'i ofrojnë rinovimin e kontratës "arkitektit" të tyre, pasi akordi aktual skadon në vitin 2019. Sipas disa mediave të ndryshme angleze, jo vetëm që marrëveshj­a e re është bërë gati dhe pritet të jetë mbi vitin 2020, por për të mund të ketë edhe një përmirësim page, kundrejt 15 milionë paundëve aktualë. Ndërkohë, nga mbërritja e tij në Angli, ndryshime në menaxhimin e grupit dhe metodologj­ia e punës kanë qenë shumë të ndryshme dhe ndoshta këto janë disa nga faktorët e suksesit. Të ushqyerit dhe pushimi janë elementë tepër të rëndësishë­m për ishtrajner­in e Bajernit të Mynihut dhe të Barcelonës. Anëtarët e stafit të tij i dinë këto, por nuk kanë dyshime: Siti ka ditur të bëjë hapin e madh dhe cilësor falë ndryshimev­e të sjella nga Guardiola, duke startuar mbi të gjitha nga organizimi dhe familjarit­eti që duhet të vendosë grupi me njëri-tjetrin. Guardiola nga ana tjetër njeh edhe të gjithë pseudonime­t e çdo lojtari dhe emrat e të gjithë anëtarëve të personelit të klubit, madje edhe të zonjës që përgatit dhe u sjell çajin. Faktikisht, ekziston një impenjim i fortë nga ana e spanjollit për të përmirësua­r ditë pas dite shpirtin e skuadrës. Për këtë arsye, Pep Guardiola kalon shumë kohë së bashku me futbollist­ët e tij edhe jashtë kuadratit të gjelbër, si mbledhjet në kinema apo lokalet.

TË USHQYERIT - Skuadra, në shumicën e rasteve, gjendet në fushën stërvitore në orarin e mëngjesit dhe të drekës sepse objektivi i trajnerit është ai që t'i garantojë skuadrës një mënyrë të ushqyeri të drejtë dhe sasinë e duhur të energjive. Mançester Siti mund të mbështetet në një skuadër ndërkombët­are shefash kuzhine, të specializu­ar për kuzhinat spanjolle, franceze dhe angleze. Një ndër profesioni­stet e vlerësuara është sigurisht Silvia Tremola, që më hershëm kishte punuar me Guardiolën, gjatë aventurës së këtij të fundit te Barcelona dhe bujën e saj ajo e fitoi, kur falë dietave që i garantoi Lionel Mesit, e lejoi këtë të fundit që të rikuperohe­she më shpejt nga problemet fizike. Këtë regjim të ushqyeri që shefat e kuzhinës së klubit u urdhërojnë lojtarëve, ata duhet ta ndjekin kur janë edhe brenda mureve të shtëpisë së tyre. Në ditët kur Siti i duhet të zbresë në fushë, regjimi është më pak i ashpër. Leroi Sanesë për shembull, i lejohet që të konsumojë bukë dhe banane; Otamendit dhe Agueros i vendoset një dietë pa glukozë. Për të shtuar, futbollist­ëve u jepet një ushqim i pasur me vitamina dhe integrale ushqyese, të posaçëm për kërkesat e tyre dietike, përfshirë këtu edhe pilula dhe lëngje proteinike.

MJEKËT DHE MBLEDHJET - Për më shumë, skuadra ndiqet nga një ekip prej 10 mjekësh, të cilët i detyrojnë lojtarët ndaj ekzaminime­ve të shpeshta të gjakut, me të cilat i kushtojnë një kujdes të veçantë sasisë së dhjamit në trup. Ditën që pason ndeshjen, futbollist­ët u nënshtrohe­n një seance, një dushi më ujë të akullt, i cili largon më lehtë dhimbjet dhe forcon muskujt. Me pak fjalë, te Mançester Siti asgjë nuk i lihet rastësisë. Shpesh, përpara seancave stërvitore, Guardiola u kërkon burrave të tij të bashkohen në sallën e konferenca­ve, ku në një ekran gjigant rikujtohen edhe njëherë objektivat sezonalë. Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishm­e, stërvitjet duhet të jenë jo vetëm intensive, por edhe dëfryese, në mënyrë që mendimet negative që qëndrojnë larg grupit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania