Panorama Sport (Albania)

Sfida mes vëllezërve Hernandez, e ëma: Kam ditë që lutem të përfundojë barazim

Lorons Pi tregon emocionet që po përjeton familja në prag të derbit

-

Nëse ka një person që dëshiron barazim në ndeshjen e sotme mes Atletikos dhe Realit të Madridit është Lorons Pi. E ëma e dy djemve Lukas Hernandez dhe Teo Hernandez, njëri lojtar i Atletikos dhe tjetri i Realit të Madridit. Ajo shpreson që asnjëri të mos fitojë dhe të kenë "paqe" pas ndeshjes. Në një intervistë për "Marca"- n ajo tregon marrëdhëni­en që kanë dhe arsyen pse të dy u bënë futbollist­ë.

Kush prej djemve dëshiron që ta fitojë këtë ndeshje?

Unë si nënë jam shumë krenare që dy djemtë e mi janë përballë njëri-tjetrit në një ndeshje kaq shumë të rëndësishm­e. Nuk kanë pasur kurrë mundësinë që të luajnë kundër, por erdhi dita dhe dua t'i këshilloj që të jenë të qetë dhe të bëjnë kujdes mos dëmtohen. Zemra ime është e ndarë në dy pjesë sepse djemtë e mi janë më të rëndësishë­m sesa ndeshja e futbollit.

Si e kanë kaluar fëmijërinë ata të dy, ziheshin bashkë?

Sigurisht që po. Ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë kur kanë moshë të njëjtë. Kanë

vetëm dy vite diferencë dhe kjo i bënte që të ziheshin. Por, janë vëllezër dhe e duan njëritjetr­in. Nëse u jepje një top, ishin fëmijët të lumtur në botë dhe luanin futboll gjithë ditën.

E mendonit që Teo do të luante një ditë për Realin?

Të them të vërtetën, jo. Ai pati një rritje të menjëhersh­me dhe filloi të shfaqte cilësitë e tij duke tërhequr vëmendjen e Realit. Edhe Lukas është duke punuar shumë për t'u përmirësua­r. U këshilloj që të vazhdojnë të rriten dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Si nisi dëshira e fëmijëve për t'u bërë futbollist­ë?

Teo ishte shumë i fiksuar dhe kishte bërë disa prova në ekipet e moshave. Kur më telefonuan për provën e dytë, nuk kisha me kë ta lija Lukasin në shtëpi dhe e mora me vete. Ai filloi të luante me një top aty përreth fushës dhe e panë trajnerët. Në fund më thanë që nuk do marrin vetëm Teon, por edhe Lukasin sepse i pëlqeu mënyra se si e përdorte topin.

Po sikur të shënojnë të dy në këtë ndeshje?

Mendoj se është fantazi. Unë nuk mund të kërkoj më shumë sesa kaq. Mjafton fakti që njëri është te Reali dhe tjetri tek Atletiko për të më bërë shumë krenare. Unë nuk kam preferenca sepse të dyja skuadrat janë të mëdha. Do të ishte mirë që të barazonin sepse për mua nuk do të ishte e lehtë nëse njëri fiton dhe tjetri humbet...

Flasin shumë për futboll në shtëpi?

Është e pashmangsh­me, por sigurisht që flasin edhe për gjëra të tjera. Kur kanë mundësi shkojnë shohin ndeshjet e njëri-tjetrit dhe e komentojnë, korrigjojn­ë gabimet që bëjnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania