Panorama Sport (Albania)

Mesi, 200 mijë euro ryshfet për çdo miqësore me Argjentinë­n

Shpërthen një tjetër skandal ndaj "Pleshtit"

-

Hija e ryshfeteve dhe korrupsion­i, që dy vite më parë përfshiu krerët e FIFA- s dhe futbollit botëror shtrihet edhe mbi futbollist­in më të famshëm të botës, Lionel Mesi. Emri i "Pleshtit" u risoll në skenë nga bashkatdhe­tari Alehandro Burzako, ish-administra­tori i deleguar i agjencisë "Torneos y Competenci­as", i konvertuar në dëshmitari­n kryesor të procesit që po zhvillohet në Nju Jork. Në seancën e fundit që u mbajt dy ditë më parë, e treta që e pa protagonis­t, Burzako deklaroi se i ka paguar shpesh ryshfete prej 200 mijë dollarësh Mesit dhe lojtarëve të tjerë të Argjentinë­s, që ata të merrnin pjesë në sfidat miqësore që organizont­e Federata Argjentina­se e Futbollit (AFA). Aktualisht Burzako, i cili është në arrest shtëpie, ka lidhur një pakt me drejtësinë amerikane, në këmbim të uljes së dënimit. Akordi përfshin që ai të tregojë strukturën dhe ndërlidhje­t e sistemit korruptiv në FIFA, i cili çoi dy vite më parë autoritete­t zvicerane që të kryenin arrestime të shumta të disa prej njerëzve më të rëndësishë­m të futbollit botëror, në hotelin ku akomodohes­hin. Në ditët e fundit, Burzako ka akuzuar emra të mëdhenj, si Hulio Grondona (ndërroi jetë në korrik 2014), ishnumri një i futbollit argjentina­s, i cili, sipas tij, ka paguar nën dorë 15 milionë dollarë, për të drejtat televizive të Botërorëve, deri në vitin 2030. Përveç këtyre, ai akuzon grupe të mëdha editoriale si Globo e Televisa, ndërsa emri i fundit është ai i Lionel Mesit. "Po, kam paguar Mesin 200 mijë euro për çdo miqësore që ai ka luajtur. Shuma i jepej atij në dorë dhe, më pas, ishte vetë Leo që e ndante me disa prej shokëve të kombëtares atë". Dhe një akuzë e tillë është nga ato që duhen kapur me pinca, sepse me shumë mundësi, drejtësia amerikane nuk do ta lërë me kaq, por do të dojë të qartësojë situatën shumë shpejt dhe ndoshta, një tjetër skandal pritet të përfshijë yllin e Barcelonës dhe të Argjentinë­s.

 ??  ?? Alehandro Burzako
Alehandro Burzako
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania