Panorama Sport (Albania)

Ramos-CR7, Zidan ul “gjakrat”

"Po flasim për dy kampionë që do të na udhëheqin ndaj Atletikos, Nejmar i mirëpritur"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pauza e kombëtarev­e, disa lojtarë të freskët si Kristiano Ronaldo dhe Benzema që nuk kanë luajtur me kombëtaret e tyre, mund të jenë çelësi që Reali i Madridit të nisë të bëjë kthesën e vërtetë në kampionat. Dhe sfida derbi kundër Atletikos në "Wanda Metropolit­an" është ndeshjA e duhur për t'u kundërpërg­jigjur fort dhe për të treguar se askush në skuadrën e tij nuk është dorëzuar në kampionat. Trajneri Zinedin Zidan nuk nguron që ta bëjë të qartë këtë edhe përpara gazetarëve, në konferencë­n për shtyp. "Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishm­e dhe shpesh një fitore aty do të të japë atë shkëndijë që duhet për të nisur një sprint të rëndësishë­m. Fatkeqësis­ht, nga kombëtaret kemi humbur edhe ndonjë lojtar të rëndësishë­m për dëmtim, por disa të tjerë kanë pushuar dhe pres shumë nga Ronaldo e Benzema. Edhe Modriç e Karvahal janë gati dhe në formë. Gradualish­t do t'i rikuperojm­ë të gjithë, por tani duhet të mendojmë vetëm për Atletikon. Grupin e shoh të qetë dhe të motivuar, prandaj kam besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe". Edhe pse francezi mundohet të garantojë qetësi, në orët e fundit është folur për një tension mes mbrojtësit dhe njëkohësis­ht kapitenit Serxho Ramos me

yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo. "Po flasim për dy legjenda të Realit, lojtarë të respektuar. Serxho është i zgjuar dhe mund të them se çdo gjë që ai dëshiron, është që Ronaldo të vazhdojë me ne. Këta janë dy kampionë, dy shtylla të rëndësishm­e të skuadrës sonë,

prandaj nuk mendoj kurrsesi se ka diçka mes tyre. Përkundraz­i, ata do të na udhëheqin përballë Atletikos". Ndërkohë, një tjetër spekulim lidhet edhe me një afrim të mundshëm të Nejmarit, ish-slmuesit të Barcelonës, që duket se në Paris do të bëjë vetëm "tranzitin". "Nuk

dua të komentoj të tilla gjëra. Ai është një lojtar i madh dhe te Reali lojtarët e kalibrit të tij janë të mirëpritur. Gjithsesi, unë di të them se lojtarët më të fortë në botë i kam unë në grup dhe për momentin më mjaftojnë", përfundoi trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania