Panorama Sport (Albania)

Hejnkes kërkon fitoren e 500-të

“Tiago ka probleme me gjurin ndaj nuk luan, Riberi do të jetë gati përpara fundvitit”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kampi onëve gjermanë do të përballet gjatë ditës së sotme me skuadrën e Augsburgut në javën e 12të të Bundesligë­s. Në prag të këtij takimi, trajneri i skuadrës bavareze, Jup Hejnkes, ka folur në konferencë­n për shtyp duke sqaruar mbi formën e skuadrës dhe lojtarët që do t'i mungojnë asaj në këtë përballje.

Si i shihni kundërshta­rët e Augsburgut?

Augsburgu është një skuadër, e cila është zhvilluar shumë këtë sezon. Kam parë videot e mënyrës se si luajnë dhe mendoj se janë një skuadër e mirëstrukt­uruar dhe me ide të qarta në lojën e tyre. Në sulm janë shumë të shpejtë dhe të fuqishëm, ndaj nuk duhet t'i nënvlerëso­jmë. Do të jetë një përballje emocionues­e dhe aspak e lehtë.

Ç'mendoni lidhur me transferim­in e Sandro Vagner, a do vijë në janar?

Mbi të gjitha mendoj se duhet të mësohemi të jemi të durueshëm, pasi deri më tani jemi ende në bisedime me klubin e Hofenhaimi­t dhe asgjë nuk është e qartë. Nuk mendoj se do të ishte normale të flasim që tani nëse do vijë apo jo. Megjithatë, mendoj se transferta të këtij lloji janë shumë të vështira për t'u realizuar në janar. Duhet ende të qartësohen shumë pika për të vendosur nëse është e mundshme ose jo blerja e tij. Deri në momentin që do të kemi informacio­ne konkrete, nuk mund të themi asgjë më tepër për këtë transferim.

Në ç'formë janë Riberi dhe Myler?

Tomas Myler ka arritur të stërvitet me skuadrën, por mendoj se i duhet ende kohë për të marrë veten pas dëmtimit të pësuar. Nuk dua të rrezikoj me të. Sa i përket Frank Riberisë, ai ka shfaqur një formë të jashtëzako­nshme në stërvitje dhe nuk pasur asnjë shqetësim. Mendoj se ai do të jetë gati të përfundojë stërvitjen totale me skuadrën pas dy javësh dhe e shoh rikthimin e tij në fushë brenda këtij viti.

Çfarë mendoni lidhur me disiplinën në skuadër?

Disiplina është një pjesë e rutinës së përditshme. Mendoj se në skuadër rregullat janë më se të qarta dhe disiplina i motivon lojtarët për të qenë edhe më të suksesshëm në seancat stërvitore. Pa dyshim që edhe fitorja është një pjesë stimuluese për lojtarët, por disiplina është një faktor tepër i rëndësishë­m për mbarëvajtj­en e lojtarëve.

Si e shihni përdorimin e moviolës elektronik­e?

E kam thënë edhe më parë se duhet kohë për të qenë në nivelin e duhur. Deri në momentin kur ky sistem të punojë ashtu sikurse duhet, përgjegjës­ia u takon gjyqtarëve për të marrë vendimin e duhur. Moviola elektronik­e është thjesht një pjesë ndihmëse e gjyqtarëve dhe duhet përdorur vetëm në raste emergjente, kur situata është totalisht e paqartë nga ata.

Në ç'formë është skuadra për përballjen e sotme?

Zherom Boateng dhe David Alaba janë stërvitur për një kohë të gjatë me ekipin ditën e djeshme dhe kanë shfaqur shenja pozitive. Megjithatë, do të vendos pas seancës së sotme stërvitore nëse do të jenë gati për të luajtur ose jo. Nëse ata më tregojnë se mund të luajnë do t'i aktivizoj, në të kundërt nuk dua të rrezikoj. Tiago Alkantara nuk do të luajë, pasi ka pësuar një dëmtim në gju dhe ka ënjtje. Ndaj Augsburgut do të luajë një prej lojtarëve që i kanë munguar ekipit për një kohë të gjatë, Huan Berna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania