Panorama Sport (Albania)

Burreli drejt rënies, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit

- Dritan Kurti

Ekipi i Burrelit, i drejtuar nga tekniku Shahin Berberi, është mundur sërish në fushën e vet. Matjanët janë gjunjëzuar nga Egnatia me rezultatin 1-0 dhe pas tetë javësh, ekipi renditet në vendin e fundit me vetëm tri pikë, duke mos arritur asnjë fitore dhe pësuar pesë humbje.

Ndeshja - Ka mjaftuar një gol me penallti që Egnatia të marrë tri pikë të vlefshme në transfertë. Gjithsesi, miqtë e nisin lojën me ofensiva, ku në minutën e shtatë është Karaj që mund të shënonte. Katër minuta më vonë është Gjoka, i cili vë në vështirësi portierin matjan Hila. Vendësit tentojnë me Lamptejn në minutën e 17të, por gjuajtja nuk përbën rrezik për miqtë. Dy minuta më vonë, matjanët pretendojn­ë një penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtja rrogozhina­se, por gjyqtari kryesor vendos vijimin e lojës. Në minutën e 40-të ka një prekje e topit me dorë nga mbrojtësi Ujka, bën që të akordohet penallti për miqtë. Godet Nako dhe portieri Hila arrin ta prekë topin, por jo ta nxjerrë jashtë. Në pjesën e dytë, vendësit janë më agresivë në lojë, duke tentuar me çdo kusht barazimin e shifrave, edhe pse nuk ia arritën. Në minutën e 55të, Ogbejesi ishte pranë portës mike, por nuk mundi të finalizont­e aksionin. Miqtë kundërpërg­jigjen me Dostin, i cili, edhe pse i vetëm me portierin Hila, nuk arrin të dyfishojë rezultatin. Matjanët hidhen herë pas here në sulm, ndërsa miqtë provojnë kundërsulm­et, por asnjëri nga ekipet nuk gjen rrjetën në këtë pjesë. Rasti më ideal i vendësve ishte ai i Mallunxës në minutat e fundit, pasi ndodhej fare pranë portës mike, por gjuajtja e tij ishte jashtë kuadratit. Kjo humbje nuk është pritur mirë nga tifozëria matjane, e cila pas 8 ndeshjesh dënim, ishte rikthyer në shkallët e stadiumit. Ata duartrokit­ën ekipin mik në shenjë revolte ndaj skuadrës matjane. Njëzëri tifozët kërkuan largimin e trajnerit Shahin Berberi. Ky i fundit si në disa ndeshje të tjera në shtëpi, nuk pranoi të prononcohe­t për median.

Gjoni - Ndërsa trajneri i Egnatias, Vladimir Gjoni, vlerësoi lojën e të tijve: "Ishte një ndeshje, të cilën ne e kishim vlerësuar maksimalis­ht, duke e ditur që do të luajmë në Burrel. Dua të them që më vjen keq që Burreli ndodhet në këtë gjendje, por ne jemi profesioni­stë dhe si të tillë, do të luftonim për vete. Ambienti ishte mjaft i këndshëm me një tifozëri, e cila të elektrizon. Djemtë tanë realizuan më së miri detyrat e dhëna".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania