Panorama Sport (Albania)

Tronditet Juvja, Sampdoria fiton për... Napolin

“Zonja” protestoi për dy penallti në pjesën e parë, por Napoli ikën + 4 pikë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Stadiumi "Marasi" konfirmohe­t një tjetër herë i hidhur. Pas humbjes në shtëpi kundër Lacios, vjen ndalesa e dytë në kampionat për Juventusin që dorëzohet përballë Sampdorias së Xhampaolos, një skuadër që luan bukur dhe pa frikë. Në fund, rezultati shënon 3- 2 për të zotët e shtëpisë, por me dy golat bardhezi që vijnë vetëm në kohën shtesë, një reagim dhe një saktësi e vonuar nga ana e kampionëve në fuqi dhe Napoli që i falënderon, pasi ruan 4 pikët diferencë. Për Juventusin, kjo rënie e radhës ka nevojë për një analizë të gjerë, mbi të gjitha, kur në horizont paraqitet Champions-i dhe Barcelona. "VAR"? JO...

Pjesa e parë mbyllet pa gola, por është e gjallë me emocione dhe tension. Alegri nga ana e tij la jashtë Dibalën, Barzaljin, Bufonin dhe Sandron, me Higuainin që tregohet më në formë se kushdo tjetër. Dhe argjentina­si e nis menjëherë me vrull: goditje e saktë e devijuar në korne; shënon, por i anulohet për pozicion jashtë loje; i ofron një asist perfekt Kuadrados që e shpërdoron dhe madje rikuperon edhe disa topa. Sampi gjithsesi mbrohet mirë dhe përdor shpesh kundërsulm­in, ndonëse të gjithë ndalen në trupin e Kielinit (vetëm 1 goditje në 45 minuta). Përpara pauzës, bardhezinj­të, të cilët kishin protestuar fillimisht për një faull në zonë ndaj Manxukiçit, kërkojnë një tjetër penallti për prekje me dorë të topit në zonë, nga Strinicc. Arbitri as nuk akordon, apo nuk kërkon ndihmën e "VAR"- it, ndonëse episodi ishte tepër i dyshimtë dhe ky fakt irritoi jo pak lojtarët e Alegrit. TRIPLETË E SAMPIT

Në pjesën e dytë, Juventusi hidhet menjëherë në sulm, por është Sampi që gjen avantazhin me një goditje me kokë të Zapatës, i cili fluturon mbi Lihshtajne­rin. Kaq duhet që skuadra e Xhampaolos, e cila deri në atë moment kishte menduar që të mos pësonte, merr guxim dhe bëhet agresive dhe e rrezikshme. Zapata i shkon pranë dopietës personale, këtë herë me këmbë, por Shezni fluturon. Alegri për të dalë nga telashet hedh në fushë Dibalën dhe Juventusi reagon: provon Pjaniç (top që largohet nga Silvestre) e Khedira. Por, mes dëshirës për të barazuar, "Zonja e Vjetër" pëson golin e dytë me Torreiran që stopon dhe godet saktë nga limitet e zonës. Për sulmet e fundit zbret në fushë edhe Kosta, por kampionët pësojnë edhe

të tretin me Ferrarin. REAGIM I VONË

Gjithçka e mbyllur? Jo... Në kohën shtesë, Higuain ngushto në 3-1 me një penallti të fituar nga Kosta ( hera e parë që sivjet nuk e godet Dibala), ndërsa Dibala bën 32 me një të majtë të bukur nga

jashtë zone. Gjithsesi, është shumë vonë për të tentuar barazimin, pavarësish­t 6 minutave shtesë. Përfundon me tre gola të pësuar për Juven, njësoj si në "Kamp Nou" kundër Barcelonës, e cila do të prezantohe­t të mërkurën në "Allianz Stadium".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania