Panorama Sport (Albania)

Shtohen akuzat nga SHBA: Milani, një ‘minë me sahat’

-

E ka mbajtur ritmin. Gjatë 2017-ës nuk kishte arritur kurrë në tri ndeshje radhazi pa shënuar dhe këtë radhë "mallkimin" (dhe fatin në rastin e tij) e Mauro Ikardit e ka pësuar Atalanta. Disa minuta pas vërshëllim­ës së trefishtë, kapiteni i zikaltërve ka komentuar kështu për mikrofonat e "Premium Sport" fitoren 2- 0 ndaj bergamaskë­ve, vendimtar me dopietën e tij: "Është një fitore e rëndësishm­e, bëmë atë për çka zbritëm në fushë. Fati ynë varet vetëm nga ne, fitorja ishte detyrim. Unë ' gjarpërues'? Nuk di (qesh), përfitova në ato dy krosime, por kam pak hidhërim, pasi mund të kisha shënuar edhe në pjesën e parë. Gjuri? Ndjeva një shqetësim të lehtë në fund të ndeshjes, tani do ta kurojmë mirë bashkë me stafin gjatë javës dhe jam gati për të radhës. Nëse vazhdoj të shënoj kështu me tendinën e thyer, jemi në rregull... Titulli? Dy vite më parë ishim të parët në Krishtlind­je me Mançinin, pastaj nisëm tatëpjetën. Në maj do shikojmë nëse jemi në gjendje të qëndrojmë në majë. Champions-i dhe Botërori, objektivat personalë? Fillimisht e para, pastaj të shohim...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania