Panorama Sport (Albania)

PSG nis sulmin, Junajtid i ofron rinovimin Mout

Junajtid reagon menjëherë, i ofron 22 milionë euro në vit dhe 4 kampionë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një rrogë prej 22 milionë eurosh në vit dhe 4 transferim­e kampionësh: Antuan Grizman, Garet Bejl, Karlos Soler dhe Emil Forsberg. Sipas "Daily Mail", është kjo oferta e çmendur e Mançester Junajtid për të bindur trajnerin Zhoze Murinjo që të rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2019. Në këtë listë duhet të ishte edhe emri i Kristiano Ronaldos. Por, në moshën 33-vjeçare, kur portugezi të jetë sezonin e ardhshëm, ai nuk përfaqëson më të ardhmen për skuadrën rekordmene të Anglisë. "Djajtë e kuq" kërkojnë që të frenojnë avancimet e PSG-së që nuk është shumë e bindur për të vijuar punën me Unai Emerinë në stol dhe duan teknikun portugez. "Kontrata e Murinjos skadon në qershor 2019-të dhe Mançester Junajtid do të prezantojë në ditët në vijim një ofertë rinovimi për t'i dhënë fund interesit të PSG-së", shkruan tabloidi britanik. "Sipas disa informacio­neve, enturazhi i 54-vjeçarit ka nisur kontaktet me klubin parizien dhe për këtë arsye Junajtid është shqetësuar dhe ka për qëllim që të përshpejto­jë bisedimet për të shmangur që negociatat të shndërrohe­n në një ankand".

OFERTA - Strategjia e Mançesteri­t është e qartë: një rritje e rrogës dhe afrime yjesh

për ta bindur. Pas largimit të Sër Aleks Fergusonit në vitin 2013, klubi anglez kaloi një periudhë gri me Gigsin dhe Mojesin, por edhe Van Galin në stol. Por, duket se me uljen e "Specialit" në pankinën e 20 herë kampionëve të Anglisë, klubi u rikthye në rrugën e duhur, siç tregoi edhe triumfi në Ligën e Europës sezonin e shkuar.

Murinjo fiton 15 milionë euro në sezon dhe duke konsiderua­r që ka edhe një vit kontratë plus klauzolën e rinovimit edhe për një tjetër vit, PSG-ja që ta bëjë të sajin duhet të paguajë edhe një klauzolë monstruoze për një trajner, mbi 22 milionë euro, përveçse duhet t'i sigurojë edhe një rrogë përrallore luzitanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania