Panorama Sport (Albania)

Sherr në Vorë, lojtari bëhet për spital

Vora shkëputet në krye, trajneri mik: Skandaloze, ky është turpi i futbollit tonë!

- ARMANDO SUBASHI

Supersfida e javës së 9-të mes Vorës dhe Veleçikut i ka prodhuar të gjitha. Lojë e fortë, kontestime, penallti të akorduara dhe të paakorduar­a, tension dhe, për më tepër, një lojtar mik që përfundon në spital. Koplikasit kanë kontestuar ashpër arbitrimin e djeshëm të treshes nga Fieri me në krye Emirjon Sinon. Në fund fiton Vora, që shkëputet në krye të grupit dhe hedh një hap shumë të rëndësishë­m drejt objektivit që ka: ngjitja në në të Parën.

TENSIONI - Loja nis me shumë tension dhe lojë të fortë. Pas shumë rastesh, miqtë gjejnë golin e avantazhit me anë të Denis Çokajt në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë janë vendësit më kërkues dhe hyn në lojë sulmuesi Fation Shkëmbi, i cili i vetëm ndryshon fatin e ndeshjes. Të udhëhequr nga Shkëmbi dhe Melani vorakët barazojnë shifrat në të 63-ën. Dhe në të 80-ën është Shkëmbi që kalon Vorën në avantazh me anë të një penalltie. Kulmi vjen 3 minuta më pas, kur Ditmir Ujka hyn në zonë i vetëm përballë portierit, por një mbrojtës vendës i ndërhyn keq nga mbrapa duke e rrëzuar në tokë. Për arbitrin Sino nuk ka penallti, ndërsa lojtarët miq dhe pjesëtarë të stafit janë të gjithë në protestë duke i kërkuar llogari gjyqtarit. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën pas 10 minutash. Ndërsa, Ujka dëmtohet rëndë dhe dërgohet menjëherë në Spitalin Ushtarak.

DULI - Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, u shpreh shumë i revoltuar për arbitrin Sino. "Kjo që ndodhi sot (dje) në Yrshek është skandal i madh. Arbitri Sino, që kishte ardhur me mision në këtë takim, nuk jep një penallti më se të drejtë për ne. Mbrojtësi i Vorës i ndërhyri aq rëndë Ujkajt sa e bëri për spital. Futbollist­i ynë nuk ishte i vetëdijshë­m në fushë dhe është përmendur vetëm në spital. Është e turpshme që këta arbitra vendosin fatet e një ndeshjeje. Edhe delegati, vëzhguesi, madje edhe futbollist­ët e Vorës u shprehën se ishte një 11- metërsh i pastër dhe nuk e kuptuan se pse nuk u akordua nga Sino. FSHF të marrë masa. Nuk mund të vazhdohet kështu me këta gjyqtarë. Çfarë të bënte më shumë lojtari i Vorës që e bëri për spital futbollist­in tonë që Sino të akordonte penallti. Kjo është çmenduri", përfundoi Duli.

 ??  ??
 ??  ?? Çasti kur Ujka dëmtohet në zonë dhe lojtarët me pjesëtarët e stafit të Veleçikut vërsulen te arbitri duke protestuar që nuk akordoi penallti
Çasti kur Ujka dëmtohet në zonë dhe lojtarët me pjesëtarët e stafit të Veleçikut vërsulen te arbitri duke protestuar që nuk akordoi penallti
 ??  ?? Ditmir Ujka duke marrë mjekim në Spitalin Ushtarak pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Vorës
Ditmir Ujka duke marrë mjekim në Spitalin Ushtarak pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Vorës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania