Panorama Sport (Albania)

Sebino: Skënderbeu më sjell fat

“Nuk kam moshë të jem lojtar stoli, pikë e artë aty ku të tjerët do të vuajnë”

- LLAZI SARO

Ironia e fatit e deshi që të shënojë pikërisht për ballë publikut që ruan ende respekt. Sebino Plaku prishi festën në Korçë, ku u largua si një lojtar i panevojshë­m dhe i dha Kamzës së tij një pikë të artë. Në deklaratën e dhënë për "Super Sport", sulmuesi i Kamzës ka treguar ndjesinë për golat ndaj skuadrave të mëdha, si dhe për festën e munguar, pasi shënoi ndaj Skënderbeu­t.

Duket se Korça ju sjell shumë fat?

Është si të them ambienti i duhur. Këtu ka qenë periudha më e mirë e karrierës sime. Shpresoj që të jetë edhe një më e mirë në vijim, por këtu kam kaluar futbollin më të mirë. Mendoj se është ambienti i duhur për një futbollist të shfaqë aftësitë e veta.

A po e shijoni momentin te Kamza edhe duke shënuar?

Për fat, po vijnë radhazi disa rezultate pozitive dhe për një skuadër që vjen nga kategoria inferiore, është shumë pozitive. Sot (dje), të them të drejtën, nuk bëmë një lojë shumë të mirë sepse Skënderbeu na e imponoi lojën e vet. Edhe pse ishim të përgatitur për këtë gjë, e patëm të vështirë ta përballoni­m. Në fund, ne jemi më të gëzuarit sepse morëm një pikë në fushën, ku nuk besoj se të tjerë do ta kenë kollaj ta marrin.

Tani që po shënoni dhe tregoni formën, është çështje psikologji­ke te Kamza ku keni gjetur qetësinë, apo edhe fat?

Këtë pjesën e shtyllave po e konsideroj si çështje fati. Është edhe ajo shprehja që thuhet se kur topi bie në shtyllë dhe përfundon jashtë, je një lojtar i mirë, kurse kur bie në shtyllë dhe përfundon topi në rrjetë, je lojtar shumë i mirë. Tani mendoj se ndihem mirë këtu. Kam ardhur me dëshirë te ky ekip sepse në fillim mendoja që ishte e domosdoshm­e një lëvizje, të kisha më tepër minuta ku të shfaqja veten time. Mosha nuk ma pranon që të jem lojtar stoli, apo të mjaftohem vetëm me idenë se jam pjesë e një ekipi prestigjio­z. Sipas meje, duhet të jetë ego e çdo futbollist­i, i cili më mirë të bëjë një lëvizje për të shfaqur veten e tij, sesa të mjaftohet me pjesën e qetësisë.

Shënuat me Kukësin dhe Skënderbeu­n, do vazhdoni edhe me Lushnjën?

Gjithmonë është mirë që të shënosh, sidomos për një sulmues. Te ky ekip kemi shumë pak mundësi që të shfaqemi, 3 apo 4 herë, para portës. Duhet të jemi pragmatist­ë. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ta kem shënjestrë­n kështu siç e kam.

Shijojnë më shumë golat me skuadrat e mëdha?

Normale! Është hera e parë që shënoj kundër Skënderbeu­t

dhe është një ndjesi e veçantë, nuk mund ta mohoj. U mundova të mbaj emocionet sepse kam kaluar një periudhë fantastike te ky ekip dhe njerëzit që kam njohur apo ambienti më kanë imponuar respekt. Isha i detyruar t'ua ktheja pas këtë respekt duke mos festuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania