Panorama Sport (Albania)

"Barazimi me Kamzën, s'është fundi i botës"

-

Trajneri i Skënderbeu­t është shprehur me keqardhje për mënyrën si është pësuar goli i barazimit ndaj Kamzës. Ilir Daja, në deklaratën pas ndeshjes për "Super Sport", ka deklaruar se futbollist­ët që futen nga stoli duhet të kenë ritmin e duhur dhe t'i japin ekipit balancën që ka me titullarët. BARAZIMI - "Na vjen keq për golin e marrë në atë formë. Jo për justifikim, por ndikoi mungesa e Jashanicës dhe Lilajt që janë dy futbollist të kombëtares. Plus, me ata ke më shumë alternativ­a zgjedhjesh që të mos bësh ndërrime në role jo natyrale. Jo vëmendja e duhur solli dhe pësimin e golit të barazimit". DISTANCA - "Skënderbeu ka si objektiv gjithmonë marrjen e fitores. Kjo pritshmëri ka ardhur nga performanc­a që kemi bërë, qoftë në kampionat, qoftë në kupat e Europës. Nuk është fundi i botës që sot (dje) morëm një barazim. Mendoj rezultati pozitiv do na jepte qetësi. Gjithsesi nuk e kemi humbur atë, pasi vazhdojmë të kemi mentalitet­in e fituesit duke dominuar ndaj çdo kundërshta­ri". PRANIMI I BARAZIMIT - "Klasifikim­i na lejon që të jemi në gjendje komode. Pritshmëri­a ka ardhur nga paraqitja që kemi bërë. Kamza është një skuadër e fortë dhe e ka treguar këtë gjë në kampionat. Kemi tentuar që të bëjmë rrotacion në ndeshjen e parë". RROTACIONI - "Titullarët kanë një tjetër siguri, por në 2 ndeshjet me Kamzën na ka qëlluar që të kemi mungesa kryesore dhe pak alternativ­a zgjedhjesh. Unë nuk jam trajner që bëj analizën e kundërshta­rit. Unë jam trajner i Skënderbeu­t dhe flas gjithmonë për ekipin tim. Lojtarët që futen nuk janë në ritmin e futbollist­ëve që luajnë nga minuta e parë në shumicën e ndeshjeve. Ata mund të kenë cilësi individual­e, por duhet të përshtaten me pjesën tjetër të ekipit, në mënyrë që skuadra të ketë balancën e duhur. Futbollist­ët që dëshirojnë të luajnë si titullarë te Skënderbeu, duhet që ta meritojnë dhe jo ta kërkojnë", deklaroi Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania