Panorama Sport (Albania)

“U ndëshkuam nga një gabim amator, ja sekreti i golit”

-

Tentoi tri herë me goditjet standarde dhe e arriti në mënyrën që askush nuk e priste. Marko Radas, në përfundim të ndeshjes, ka treguar për "Panorama Sport" ndjesinë e një barazimi në minutat e fundit, si dhe sekretin e një goli të shënuar nga goditja e dënimit. Mbrojtësi ka kritikuar të tijtë për golin e pësuar, si dhe ka bërë me dije gabimin e portierit kundërshta­r në momentin e golit të tij nga goditja e dënimit.

NDESHJA - "Një barazim që nuk na vjen mirë sepse luanim në shtëpinë tonë dhe duhet të merrnim pikët e plota nga ky takim. E megjithatë nuk arritëm të merrnim tri pikët".

GABIMI - "Bëmë një gabim amatoresk te goli i pësuar, por që duhet të na bëhet mësim. Patëm rastet tona për të bërë më të mirën e mundshme, por nuk duhet ta lejojmë më ndeshjen të vijojë pa e mbyllur dhe pa e siguruar takimin. Goli i dytë ishte shumë i nevojshëm për të krijuar qetësinë".

GOLI - "Të them të drejtën, te goli i shënuar, pashë portierin që ishte shumë i vendosur në shtyllën e dytë dhe në vijën e pesëmetërs­hit dhe provova të godas portën. Për fat shkoi gjithçka mirë. Më pas u ndëshkuam nga ai gabim amator. Një top që vjen nga 50 metra thellësi nuk është e pranueshme të kalojë ashtu në zonën tonë dhe për këtë mund të them që jemi vendosur gabim i gjithë reparti i prapavijës. Janë gabime që të kushtojnë shumë, por duhet të mësojmë nga këto gabime".

RENDITJA - "Diferenca është ende ajo që është dhe ne duhet të shohim përpara për të bërë më të mirën tonë. Kampionati është i gjatë dhe ne jemi ende në krye. Duhet të mësojmë nga të tilla gabime që na bëjnë më të fortë", deklaroi Radas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania