Panorama Sport (Albania)

"Ju tregoj nervat pas zëvendësim­it"

-

Sulmuesi i Kamzës iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes pas zëvendësim­it nga trajneri Ndreu. Stevan Raçiç ka shpjeguar për "Panorama Sport" emocionet në momentin e daljes nga fusha. "Nuk u mërzita për zëvendësim­in, por për mënyrën që po e humbnim takimin dhe doja të ndihmoja ekipin në fushë. Çdo lojtar kërkon të luajë 90 minuta, por zgjedhja i takon trajnerit. Jam i lumtur që morëm atë barazim dhe është një pikë e vlefshme për ne në objektivin që i kemi vënë vetes. Duam të qëndrojmë në mesin e tabelës dhe për këtë po punojmë fort", u shpreh Raçiç në përfundim të barazimit 1-1 në stadiumin "Skënderbeu" përballë kryesuesve korçarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania