Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, spektakël në Lushnjë

Fation Sefa tronditi shtyllën e Nurkoviçit, por sfidën e vendos magjia e vlonjatit

- ALBAN ALUSHI

Një gol në minutat e fundit, për më tepër me roveshatë. Shijon më shumë, sidomos kur duket se ndeshja ishte duke shkuar drejt barazimit. Do të jetë kënaqur Lejdi Liçaj, por mbi të gjitha trajneri Duro që e hodhi në fushën e lojës vetëm 15 minuta nga fundi. Në Lushnjë pati "luftë" të fortë sportive, por pak raste për të shënuar. Ato ishin në favor të Flamurtari­t, por më të mirin e kishte Lushnja me anë të Sefës. Përpara se vlonjatët të shënonin golin e fitores, sulmuesi goditi shtyllën e Nurkoviçit. Hysen Dedja debuton me humbje, ndërkohë që Flamurtari vazhdon ecurinë pozitive. Kjo ishte një ndeshje që duhej fituar, pak rëndësi kishte fakti nëse luhej bukur apo jo.

GODITJE STANDARDED­edja dhe Duro i hedhin ekipet në fushë me rreshtimin 44-2, diçka që reflektohe­t edhe gjatë lojës në pjesën e parë. Shumë pak fantazi, shumë pak teknikë dhe ide për të shkuar në zonën kundërshta­re. Rastet më të pastra vijnë nga faullet dhe goditjet standarde dhe në 45 minutat e para numërohen me gishtat e dorës. Të gjithë i përkasin Flamurtari­t, që kishte mundësinë e artë të kalonte në avantazh dy herë me Jakovljevi­çin dhe dy herë të tjera me goditjet e Alveshit dhe Useinit. Lushnja kërkon të shfrytëzoj­ë në maksimum faullet jashtë zone për të krijuar rrezik në zonën e Nurkoviçit, por ia del vetëm një herë të përhapë panik, kur portieri i kuqezinjve del shumë keq. Canka dhe Sefa nuk përfitojnë dhe janë të izoluar nga Pollozhani dhe Jakovljevi­ç. Duele interesant­e u zhvilluan nga krahët, ku Meto dhe Mone u përpoqën të mbanin larg Siljanovsk­in dhe Mersinin. Flamurtari tronditet në fundin e pjesës së parë, pasi Bushiç lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij Hoxhaj. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura falë kujdesit që treguan të dyja ekipet dhe mungesës së guximit për të shtyrë përpara.

SHTYLLË E SEFËS- Duro bën ndryshimet taktike duke lënë në dhomat e zhveshjes Mersinin për Kamaranë. Musta rikthehet në mbrojtje, por nuk ka ndonjë impakt të madh kjo lëvizje. Lushnja fillon të ketë besim dhe më shumë energji sesa vlonjatët, të cilët luajtën të enjten ndaj Skënderbeu­t. Vendësit fitojnë terren, por e kanë të vështirë të krijojnë raste të pastra. E vetmja mënyrë janë topat e gjatë në drejtim të Sefës dhe pikërisht nga njëri prej tyre vjen rasti më i artë i ndeshjes. Sulmuesi fiton duelin me mbrojtësit dhe e dërgon topin në shtyllë. Shpëton

mrekullish­t Flamurtari.

PERLA E LIÇAJT- Nuk pajtohet ekipi vlonjat që kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje. Në fushë Liçaj, i cili në minutën e 89-të ka rastin e artë për t'u bërë hero. Por, ishte rast shumë i lehtë ai... Vlonjati zgjodhi të

bëhej hero në një tjetër mënyrë, me një supergol me roveshatë, vetëm 2 minuta nga fundi i ndeshjes. Gol, të cilin do ta kenë shijuar edhe lushnjarët... Mbyllet gjithçka me fitoren e skuadrës së Duros që e sheh veten në vendin e dytë, duke pritur ndeshjen e Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania