Panorama Sport (Albania)

Alvesh: Pa Bushiçin, e vështirë

-

Danilo Alvesh pati fatin të ishte kapiteni i Flamurtari­t për disa minuta, kur Bushiç doli nga fusha e lojës i dëmtuar. "Lushnja na hapi probleme. Ata u mbrojtën shumë. Patëm mundësi që të shënonim në pjesën e parë. Të zgjidhnim situatën. Gjatë ndeshjes kam menduar të shënoj dhe të zgjidh situatën me hapësira. Pastaj u vështirësu­a me daljen e Bushiçin, i cili është partneri i sulmit. Goli u shënua në fund, por Flamurtari e meritoi. Erdhi pas 4-5 rasteve për shënim me vetëm një të Lushnjës. Ndiemë lodhje, por fati dhe goli spektakola­r bënë që të merrnim fitoren në një ndeshje të vështirë, pasi vinim me dy ditë pushim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania