Panorama Sport (Albania)

Largohet Bushiç, vlonjatët lëmsh për shiritin

-

Dalja nga fusha e lojës e kapitenit Tomislav Bushiç krijoi një konfuzion në radhët e skuadrës së Flamurtari­t. Ndoshta edhe për faktin se kroati u zgjodh këtë sezon kapiten dhe ende nuk janë ndarë hierarkitë ashtu siç duhen për zëvendësit e tij, ose ndoshta sepse Hoxhaj nuk e di se kush është zëvendëska­piteni i Flamurtari­t. Bushiç ia lë shiritin në dorë Hoxhajt, i cili kthehet nga pankina dhe pyet disa herë se kujt duhet t'ia japë, por nuk merr përgjigje. Musta ia merr shiritin nga dora dhe vendos t'ia japë Danilo Alveshit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania