Panorama Sport (Albania)

“Thumbat” e Gjikës: Fëmijët nuk e “dashurojnë” motrën e Dukës

Ish-kryetari i bashkisë vlerëson edhe Idrizin

-

Shpëtim Gjika dhe Sinan Idrizi bëjnë "paqe" për një çast dhe ata që ndikojnë në vendosjen e qetësisë mes tyre janë fëmijë. Të pranishëm në stadiumin e Lushnjës për të ndjekur nga afër sfidën për shkak se kishin ndeshje me këtë ekip, janë konsiderua­r si një gjetje interesant­e nga ish- kryetari i Bashkisë së Vlorës. Madje, ai nuk ngurron të lëshojë ndonjë thumb për të gjithë dhe të kritikojë tifozët që ofendojnë dhe shajnë gjatë gjithë ndeshjes në stadiumet shqiptare. "Lushnja-Flamurtari 0- 1. Duro duroi deri në fund dhe triumfoi. Flamurtari këmbënguli deri në fund dhe fitoi, Liçaj besoi deri në fund dhe shënoi. Dhe qershia mbi tortë ishin tifozët, ata fëmijë vlonjatë të Akademisë Flamurtari, të cilët nuk dinë të ' dashurojnë' motrat e gjyqtarëve, të futbollist­ëve kundërshta­rë apo të Dukës dhe FSHF-së, por dashurojnë futbollin bio. E, nëse këta tifozë ishin gjetje e z. Idrizi, ai vërtet meritonte kompliment­e", shkruan Gjika në profilin e tij në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania