Panorama Sport (Albania)

Vendosen para ndeshjes stolat e... Flamurtari­t

-

* Skuadrat kanë dalë më shpejt në fushë dhe kanë pritur orarin zyrtar për fillimin e ndeshjes.

* Ka zhgënjyer publiku lushnjar me pjesëmarrj­en në stadiumin "Roza Haxhiu". Vetëm 500 tifozë kanë ndjekur ndeshjen Lushnja- Flamurtari. Disa të tjerë e kanë ndjekur takimin pas rrethimit të jashtëm në pjesën veriore të impiantit lushnjar, aty ku shkallët nuk janë të licencuara.

* Kanë munguar edhe tifozët e Flamurtari­t. Në sektorin e rezervuar për tifozërinë e ardhur, në vend të ultrasve vlonjatë kanë qenë disa fëmijë pjesë e Akademisë së Flamurtari­t që i janë gëzuar ndeshjes dhe fitores së vlonjatëve.

* Festë euforike e vlonjatëve pas fitores me Lushnjën. Në dhomën e zhveshjes më i sulmuari ishte Lejdi Liçaj që është "sulmuar" nga të gjithë duke marrë dhe një përqafim të gjatë edhe nga Franci Veliu.

* Pas përfundimi­t të ndeshjes ka filluar të vrapojë në pistën e stadiumit sulmuesi Brunild Pepa, i cili nuk luajti ndaj Flamurtari­t për shkak dëmtimi.

* I jashtëzako­nshëm trishtimi në dhomën e verdhejesh­ilëve. Duke nisur nga kapiteni Sefa, lojtarët e Lushnjës kanë qenë shumë të mërzitur dhe gati të heshtur.

* Vetëm pak minuta pasi ka filluar takimi ka mbërritur në tribunën e "Roza Haxhiu" administra­tori Sinan Idrizi. Te drejtuesit e Lushnjës interesimi ka qenë i ulët, teksa kanë munguar drejtuesit kryesorë, presidenti Fatos Tushe dhe kryetari i bordit Gentian Nushi.

* Flamurtari vjen në "Roza Haxhiu" dhe gjen stolat kuqezi të hequr nga stadiumi i tij. Disa prej tyre kanë vendosur pas pankinës së miqve në pritje për të marrë destinacio­nin, ndërsa disa të tjerë janë vendosur në shkallët e para të tribunës qendrore. A.Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania