Panorama Sport (Albania)

Ankth për Bushiçin, Duro: Kalendari është skandaloz

“Lushnja 15 ditë pa luajtur, jam krenar për këtë skuadër”

-

Pavarësish­t fitores me Lushnjën, Shpëtim Duro vazhdoi me kritikat për kalendarin e ngjeshur. Kritika, që u lidhën edhe me dëmtimin e lojtarit kryesor, Tomislav Bushiç. Ngarkesa e ndeshjeve të ngjeshura bëri që kroati të dëmtohej dhe Flamurtari të jetë në ankth për rikthimin e tij. Trajneri i Flamurtari­t thotë se skuadra e tij ndjeu lodhjen e duelit me Skënderbeu­n dhe nuk u shpreh siç duhej në fushë. Megjithatë, ai vlerësoi faktin që mori 3 pikë në një ndeshje të vështirë dhe shprehu krenarinë që skuadra që ndërtoi në verë po merr rezultate pozitive dhe tha për "Supersport" se nuk është koha që të bëjnë premtime apo të vendosin objektiva.

FITORJA - "Këto janë ndeshje shumë të vështira, sepse të gjithë mendojnë se fitorja është e lehtë. Kampionati është shumë i ekuilibrua­r, por ne vuajtëm edhe lodhjen. Luajtëm dy ditë më parë, ndërsa Lushnja kishte 15 ditë pa luajtur. Humbëm raste në pjesën e parë, ndërsa në të dytën lodhja bëri të vetën. U penalizuam edhe nga dalja e Bushiçit. Nuk ishte ndeshje e barabartë, sepse ne ishim gjithmonë pranë portës kundërshta­re.

Sefa mund të shënonte, por e rëndësishm­e ishte që të fitonim dhe të merrnim 3 pikët".

NDRYSHIMET - "Dalja e Bushiçit e dobëson forcën sulmuese dhe forcova krahët me Hoxhajn dhe Kamaranë, duke spostuar Danilon në qendër. Në pjesën e dytë nuk

ishim si në pjesën e parë, por lodhja i shfaq këto situata".

VARËSIA- "E kam thënë që Bushiç është pika kryesore në sulm. Nuk kam dy si ai. Danilo është lojtar që luan pas tij ose nga krahët. Nuk e di se si do të jetë gjendja e Bushiçit në të ardhmen, por

nuk është normale që një ekip të luajë para dy ditësh dhe 1 tjetër të rrijë 15 ditë pushim".

MOTIVIMI- "E kisha frikën e kësaj ndeshjeje dhe u thashë lojtarëve që të merrnim vetëm 3 pikët. Duhet të bënim gjithçka, sepse ne si trajnerë e dimë që nuk ka

ndeshje të lehta. Lushnja fitoi me Teutën".

FLAMURTARI- "Besën e ndërtova me lojtarë të kampionati­t shqiptar, që njiheshin nga të gjithë. Te Partizani dhe te Flamurtari kam marrë lojtarë nga kampionate­t e huaja dhe kam

pasur shumë kontestime. Është normale të ndodhnin këto dhe kisha më shumë përgjegjës­i. Por më kënaq fakti që ekipi që ndërtova po merr rezultate pozitive. Do të shohim deri në fund të kampionati­t se çfarë mund të bëjmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania