Panorama Sport (Albania)

Apeli i Maganit: Mos "fluturoni", ishte vetëm një fitore

-

itorja në shtëpi ndaj Vllaznisë ka kënaqur jo pak trajnerin e Teutës, Gugash Magani, skuadra e të cilit ka gjetur vazhdimësi­në. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", tekniku ka kërkuar nga futbollist­ët e tij që të mos kalojnë në eufori, por edhe në të ardhmen të vlerësojnë maksimalis­ht çdo kundërshta­r.

Pa diskutim që kemi bërë një paraqitje jo të mirë në javët e fundit, por në dy ndeshjet e fundit jemi rikthyer. Sot (dje) më gëzon fakti që skuadra menaxhon rezultatin. Edhe kur jemi munduar apo barazuar, kemi shënuar të parët, por nuk kemi administru­ar. Kundërshta­ri sot meritonte respekt. Fitorja e dytë me Vllazninë është diçka e mirë për ne, por nuk mbaron këtu. Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje. Detyra jonë tashmë është që ta mbajmë skuadrën të motivuar.

Jam i qetë tashmë që po flas. Ne nuk heqim dorë nga objektivat, por duke parë e duke bërë, pasi edhe në fazën e parë fituam dy ndeshjet e para dhe më pas fluturuam. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Në fund të dhjetorit, kur mbarojnë dy fazat e para, apo në fund të kampionati­t, të shohim ku jemi me objektivat.

Skuadra është ende e re, kemi lojtarë të rinj në përbërje. Nga vjet na janë larguar shumë futbollist­ë. Ende nuk e kam skuadrën që unë mendoj të rivalizoj me të tjerët. Këtë vit finalizojm­ë shumë herë, por në mbrojtje pësojmë shumë. Futbolli është lojë kolektive, nëse gabojnë 1 apo 2 lojtarë, ndëshkohem­i.

Nga 14 pikë, 7 i kemi marrë në transfertë. Mendoj se skuadra ime më mirë luan jashtë, se sa brenda. Në transfertë shprehemi më mirë.

Ne kemi kapacitete­t financiare për të bërë merkato. Nuk kam pasur probleme me drejtuesit për financat. Ne kemi gabuar në merkato dhe trajneri mban përgjegjës­i. Do jemi të qartë te merkato, por në momentin e duhur do t'ju them se në cilët reparte do të ndërhyjmë. Nuk bëj mirë nëse deklaroj se kush do largohet, apo do të qëndrojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania