Panorama Sport (Albania)

Vendësit, rezultate të kundërta me miqtë

-

Në tri ndeshjet e fundit të kampionati­t, Teuta ka arritur të marrë një barazim dhe dy fitore. Durrsakët kanë barazuar në shtëpi me Laçin dhe, më pas, kanë fituar me vështirësi ndaj Luftëtarit në transfertë, si dhe dje ndaj Vllaznisë në shtëpi. Një gjë e tillë ka bërë që durrsakët të rifitojnë pozicione në tabelën e renditjes, duke iu larguar fundit. Por, e kundërta ka ndodhur me Vllazninë, që vazhdon të vuajë, edhe pse në stol është ulur trajneri Cungu. Shkodranët, në tri javët e fundit, kanë siguruar një barazim dhe dy humbje. Ata kanë marrë një pikë të vlefshme në transfertë ndaj Kukësit dhe kanë humbur më pas me Skënderbeu­n dhe Teutën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania