Panorama Sport (Albania)

Çyrbja i bindur: Tani s'ndalemi më!

"Nuk përsërisim gabimet e së shkuarës, në Vlorë për fitore"

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta mori fitoren e dytë radhazi duke treguar personalit­et dhe dëshirë ndaj një kundërshta­ri që e vuri jo pak herë në vështirësi. Protagonis­ti i takimit ishte pa diskutim Arbër Çyrbja, i cili për koincidenc­ë u ka shënuar kuqebluve edhe në ndeshjen e fazës së parë, duke i dhënë ekipit të tij gjashtë pikë të plota. Në intervistë­n pas ndeshjes për "Panorama Sport", heroi i Teutës, u shpreh se më tepër se goli e kënaqi fitorja e skuadrës. "E rëndësishm­e është fitorja, nuk ka shumë rëndësi kush shënon. Sigurisht, që goli më gëzoi dhe të jep një motiv më shumë për të shënuar sërish. Dua t'ia dedikoj golin mbesës, pasi pak javë më parë u bëra dajë", ka thënë Çyrbja.

Dy ndeshje, dy fitore, por problemi fillon tek e treta, ku në fazën e parë u ndalët. Keni mësuar nga gabimet e fillimit?

Është e vërtetë, e nisëm shumë mirë dhe e mbyllëm keq të parën, por tani jemi rritur më shumë dhe e njohim më mirë grupin. Gëzojmë një formë më të mirë fizike që duhet ta vazhdojmë për të mos u ndalur më. Besoj se të gjithë e kemi kuptuar ku kemi gabuar. Çdo ekip kalon momente negative, ne e kaluam atë pjesë, tani do të shohim vetëm përpara.

Sipas jush, ku gabuat në fazën e parë? Ndoshta entu- ziazmi pas dy fitoresh?

Edhe kjo bën të vetën, por besoj se në fillim e kishim më të vështirë të ambientohe­shim, pasi jemi një grup i ri. Gjithashtu, besimi dhe personalit­et janë dy faktor shumë thelbësorë për të ecur përpara, mendoj se në fazën e parë na munguan.

Ndeshja e radhës është ndaj Flamurtari­t, çfarë duhet të bëni për të mos e pësuar si fazën e parë?

Është ndeshja e radhës, e respektojm­ë si kundërshta­r, por ne shkojmë për të marrë maksimumin. Ata janë një ekip shumë i mirë, por nga ana tjetër ne duam të tregojmë se këto dy fitore nuk erdhën rastësisht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania