Panorama Sport (Albania)

Bashkia fillon procedurën për privatizim­in e Vllaznisë

-

Ashtu siç kishte paralajmër­uar kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi, Bashkia Shkodër ka nisur procedurat për privatizim­in e aksioneve të klubit të Vllaznisë. Në një dokument të publikuar nga "Open Data", konfirmohe­t se bashkia e qytetit verior ka në pronësi të gjithë aksionet e klubit dhe dëshiron t'i shesë ato. Për këtë arsye është hapur një prokurim me objekt: "Vlerësim të aseteve dhe përgatitje­n e dokumentac­ionit për shitjen me ankand të aksioneve të Bashkisë Shkodër të Klubit të Futbollit Vllaznia". Të gjithë personat fizikë dhe juridikë që janë të interesuar për të bërë këtë vlerësim, do të kenë kohë deri më datën 29 nëntor, ndërkohë që shuma është 833,333 lekë ( Tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa tvsh). Personat që do të shfaqen fitores do të kenë 30 ditë pune në dispozicio­n për të bërë të gjithë vlerësimin e aseteve të "KF Vllaznia sh.a". "Privatizim­i i klubit është një domosdoshm­ëri për ta rikthyer këtë klub kryesues në tabelën e renditjes. Gjithashtu dhe tifozëria shkodrane mirëpritet një proces të tillë privatizim­i, si një potencial për të bashkuar më shumë burime financiare, menaxheria­le e teknike në dobi të skuadrës së zemrës, e cila i ka dhuruar emocione dhe ato e kanë duartrokit­ur me breza", lexohet ndër të tjera në dokumentet e klubit shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania