Panorama Sport (Albania)

Zeqiri lihet pushim ndaj të kuqve

-

Kukësi pret sot Partizanin, takim i cili do të luhet në orën 14:00, në stadiumin "Zeqir Ymeri". Trajneri

Milinkoviç nuk do ta ketë të plotë grupin për këtë takim, ku mungesë kryesore konsideroh­et Elis Bakaj, i cili është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë. Mungesë surprizë për sot konsideroh­et ajo e mesfushori­t vlonjat, Hair Zeqiri. Sipas klubit, mesfushori është lënë jashtë për shkak se ka ndierë dhimbje që pas ndeshjes me Kamzën dhe aktualisht po vijon terapinë. Por, mbetet për t'u parë nëse kjo është arsyeja e vërtetë e mungesës së mesfushori­t vlonjat në takimin e sotëm me Partizanin. Përpos këtyre mungesave, fitorja mbetet detyrim për kuksianët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania