Panorama Sport (Albania)

Frika nga dëmtimet në fushën e Kukësit

-

Fusha e stadiumit "Zeqir Ymeri" në Kukës lë për të dëshiruar, madje në shumë raste janë bërë objekt dëmtimesh. Kujtojmë dëmtimin e rrallë dhe të rëndë të Ylli Shametit në sfidën Kukësi-Laçi, në javën e tretë të fazës së parë, i cili mbas një dyluftimi në ajër me një prej lojtarëve kurbinas, në rënie u lëndua, për shkak të degradimit të fushës me bar sintetik, por dhe nga fortësia e saj, pasi shtresa e betonit është e ndjeshme. Për shkak të këtij dëmtimi, gjirokastr­iti qëndroi gjatë jashtë fushave të blerta. Fusha e Kukësit është bërë burim aksidentes­h në disa raste, ku dëmtimet më të rënda i kanë pësuar brazilianë­t Flores dhe Birungueta në vitin 2016, ku pikërisht i pari u dëmtua rëndë në një ndeshje ndaj Partizanit. Të dy brazilianë­t këputën ligamentin krocat. Që nga viti 2013 është folur që tapeti i stadiumit të Kukësit është i rrezikshëm, por asnjëherë nuk është vënë dorë për ta ndërruar. Kështu që për kryendeshj­en e sotme Kukësi-Partizani urojmë që çdo gjë të shkoj mirë sa u përket futbollist­ëve, por një shprehje e vjetër thotë: "Ruaju, të të ruaj". Nëse futbollist­ët nuk do të ruhen vetë nga ndonjë dëmtim i mundshëm, rrezikojnë shumë. Pa dyshim kjo përbën më problem për të kuqtë që janë mysafirë në "Zeqir Ymeri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania