Panorama Sport (Albania)

Dueli i ish-ëve

-

Kukësi-Partizani është edhe një duel ish-ësh që janë më të shumtë në radhët e verilindor­ëve. Rraman Hallaci, Elis Bakaj dhe Ardit Peposhi janë ish-lojtarë e kuq te Kukësi. Renato Malota dhe Gerhard Progni shkojnë sot në Kukës me statusin e ish-it. Te ish-ët hyn edhe trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili në të shkuarën ka ushtruar detyrën e drejtorit teknik dhe të trajnerit te Kukësi. Bakaj është i vetmi "ish" që s'ka mundësi të zbresë në fushë, pasi është i pezulluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania