Panorama Sport (Albania)

Fri'ë n(a s)iunazhi, *taro+a izolon “demat”

Nuk do që t i bulohen skemat, kërkon pri!atësi të plotë

- ILIR CARA

Presioni ka "zaptuar" Partizanin. Kriza e rezultatev­e ka krijuar një atmosferë të zymtë në kampin e kuq, ndaj të gjithë janë të vetëdijshë­m që qetësia do të kthehej vetëm me një fitore. Për të kuptuar që situata nuk është aspak normale te "demat", mjaftonte që të shkoje në stërvitjen e djeshme. Dhe vetëm të shkoje, pasi për të parë nuk mund të shihje gjë. Sulejman Starova kishte vendosur që ta "izolonte" ekipin. Yrika e spiunazhit kushtëzoi trajnerin që ta zhvillonte seancën përmbyllës­e me dyer të mbyllura dhe larg syve kureshtarë. Edhe mediat mbetën jashtë, pasi vendimi ekskluziv i "Bobit" ishte i prerë. Dhe me një lloj të drejte. Ai donte që të punonte jo vetëm taktikisht, por edhe psikologji­kisht, pasi duhet thënë që lojtarët janë ngarkuar ndjeshëm pas zhgënjimev­e të njëpasnjës­hme. Për të mos i rënduar më shumë dhe për të mos zbuluar skemat, mendoi që ta "ngujonte" Partizanin. Gjithsesi, kushtet e kompleksit stërvitor në Kamzë nuk e favorizoni­n fort trajnerin, pasi në çdo cep kishte mundësi që të shikoje stërvitjen. Sigurisht që nuk lidhet gjithçka vetëm me skemat, por edhe me ultimatumi­n e fundit të drejtuesve më të lartë të klubit. Paralajmër­imi i fundit ka "shkundur" jo pak të kuqtë, sidomos lojtarët, të cilët mund ta pësojnë rëndë këtë herë. Dhe masat lidhen ngushtë me Zhepin, duke qenë se futbollist­ët janë paralajmër­uar se do të gjobiten me 4 mijë euro secili nëse nuk realizojnë me sukses "misionin" e vendosur. Tri ndeshjet që drejtuesit kërkojnë të paktën 7 pikë nga ekipi kanë të bëjnë me atë të sotmen në Kukës, me Skënderbeu­n në kryeqytet, si dhe transfertë­n në Lushnjë. Nëse nuk arrihet ky kusht, furtuna pritet të ndodhë te "demat" para janarit, ku parashikoh­et një tjetër revolucion në ekip. Sanksionet janë të përcaktuar­a edhe në kontratat që lojtarët kanë nënshkruar, ndaj nuk bëhet fjalë për një kërcënim, por vetëm kujtesë. Pas transfertë­s së Laçit, drejtuesit janë bindur se e keqja më e madhe nuk ka qenë te stafi teknik, por tek angazhimi i lojtarëve në fushën e lojës. Ndaj u mbetet pikërisht "aktorëve" të fushës që të bëjnë autokritik­ë, në të kundërt rrezikojnë largimin nga Partizani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania