Panorama Sport (Albania)

Turtulli pezull, nis java për Shënkollin

-

Tirana nis sot përgatitje­t për javën e fundit të fazës së parë. Objektivi mbetet i pandryshua­r dhe duhet thënë që kundërshta­ri i kësaj jave është më i panjohuri për këtë ligë. Me Shënkollin nuk kanë luajtur kurrë, atje ku do të udhëtojnë këtë fundjavë. Pas së dielës pushim, ekipi sot do të nisë stërvitjen. Pritet që si gjithnjë të kryhet një minianaliz­ë për fitoren e fundit dhe të zhvillohet një seancë pa shumë ngarkesë. Mbetet për t'u parë gjendja e Marvin Turtullit. Ka shpresë riaftësimi, gjithsesi vetëm sot do të përcaktohe­t gatishmëri­a e tij. Me shumë interes do të shihet edhe çështja e formacioni­t, pra a do të vazhdojë Ze Maria t'i lërë në stol titullarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania