Panorama Sport (Albania)

"Fituam me zgjuarsi"

-

Samuel Nikaj i kënaqet fitores së radhës, ndërsa evidenton që Kastrioti i tij është ndërtuar për të kryesuar. "Treguam karakter dhe shpirt luftarak. I kishim studiuar mirë pikat e forta të Besës, si Mihani, E. Hoxha apo Morina, ndaj bëmë detyrën duke i mbajtur larg. Patëm mundësi ta mbyllnim më shpejt ndeshjen, sikurse në ndonjë rast mund edhe të na ikte fitorja nga duart. Pikët janë siguruar nëpërmjet zgjuarsisë taktike e teknike, ndaj e merituam. Ky Kastriot është ndërtuar për të qenë në krye", u shpreh trajneri i krutanëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania