Panorama Sport (Albania)

Devolli fiton “derbin” që në tunel

-

Ekipi i Devollit mund lehtësisht skuadrën e Gramozit në derbin e dytë të prefekturë­s, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht Rapo godet fort brenda zonës pas një aksioni personal dhe shënon në të 13-ën. Ndërsa në pjesën e dytë është Çuko që godet nga jashtë zonës dhe vulos fitoren në 2-0. Futbollist­ët e Gramozit, pavarësish­t volumit të lojës që zhvilluan, nuk e gjetën dot golin, sepse në grupin e tyre kishte shume lojtarë të rinj. Th. Çeva

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania