Panorama Sport (Albania)

Spektakël ndaj Tiranës

-

SHKËNDIJA E TIRANËS - TIRANA 2-1

GOLAT: Çokaj 17', Mejdani 90' / Veriu 51'

SHKËNDIJA E TIRANËS: Koca, Hadroj, Ndoj (Gashi 63'), Çokaj, Zeqo, Dajçi, Këndezi (Mejdani 88'), Kosmollari, Duraj (Stafasani 88'), Leci (Xhunga 58'), Marku (Balliu 77'). Trajner: L.Pinari TIRANA: Mati, Dragoshi, Hekuri, Xhaferri, Ismailgeci, Dingu, Çelhaka, Keqa (Llanaj 77'), Selenica (Veriu 46'), Zenuni (Çela 88'), Topalli. Trajner: S.Bulku GJYQTARË: E.Dyrmishi, A.Kyçyku, B.Lesaj (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Këndezi 65', Xhunga 90' / Keqa 36', Dragoshi 80' KARTONË TË KUQ: Xhunga 90+3' Shkëndija e Luan Pinarit arrin të mposhtë Tiranën në frymën e fundit, në një ndeshje spektakola­re të zhvilluar dje në kompleksin e Kamzës. Ka qenë një fitore e bukur, por e mundimshme, pasi vendësit nuk e kanë pasur aq të lehtë përballë djemve të Sokol Bulkut. Bardheblut­ë kanë luajtur më mirë, por fitorja i ka buzëqeshur kundërshta­rit. Skuadra e Shkollës së Mjeshtëris­ë e ka nisur me gol që në minutën e 17-të falë Enis Çokajt, që shënon një supergol direkt nga goditja e dënimit nga rreth 22 metra. Shkëndija i ka pasur të gjitha mundësitë të dyfishojë, por nuk ia ka arritur, pasi Leci e Marku kanë humbur dy raste të pastra. Në fraksionin e dytë Tirana fut në lojë Redi Veriun, që gjallëron sulmin bardheblu dhe arrin t'i barazojë shifrat në minutën e 51-të pas një kombinimi mes tij dhe Zenunit. Pas këtij goli, loja është e ndezur mjaft, por Shkëndija u bë shumë këmbëngulë­se dhe ia doli të shënonte në minutën e fundit me anë të Emir Mejdanit. Abdulla Dushku

 ??  ?? Gjatë një dueli në ndeshjen e djeshme
Gjatë një dueli në ndeshjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania