Panorama Sport (Albania)

Piloti Daniel Hegarti ndërron jetë në pistë

-

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në garat e motoçikliz­imit për "Grand Prix" që u zhvillua në Makao. Piloti britanik Daniel Hegarti ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në pistë. Britaniku e humbi kontrollin e motorit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Britaniku u transportu­a me urgjencë për në spital, por nuk mundi t'i shpëtonte vdekjes, pasi rrugës ai ndërroi jetë. 31-vjeçari merrte pjesë për të dytën herë në garën e Çmimit të Madh të Makaos. Përplasja e tij me pjesën anësore ka qenë mjaft e rëndë. Kjo situatë nuk është e re në këtë sport. Të tilla ngjarje kanë ndodhur dhe në të kaluarën me motoçiklis­tin portugez, Luiz Karreira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania