Panorama Sport (Albania)

Boston, Hjuston dhe Golden Steit bëjnë ligjin në NBA

-

Nuk kishte surpriza në ndeshjet e luajtura mëngjesin e djeshëm në NBA, me skuadrat pretendent­e për titullin, të cilat kanë fituar në takimet e radhës, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se janë më të mirat. Kështu në Lindje, gjithçka është në duart e Boston, që korri fitoren e 15-të radhazi, duke mundur 110-99 Atlantën në fushën e kësaj të fundit. Fiton edhe ekipi kampion i Golden Stejt, që mundi 124116 Filadelfia, në një ndeshje spektakola­re. Vazhdon të fitojë edhe skuadra e Hjuston, që dominon bashkë me Ueriors në Perëndim, duke mposhtur dje 105-83 Memfis, në një ndeshje pa shumë histori. Ekipi teksian tregoi epërsi në fushë, me të zakonshmin Harden që ishte më i miri, autor i 29 pikëve, ndërsa Pol e Kapela realizuan nga 17 pikë secili. Rikthehet te fitorja ekipi i Dallasit, që mundi 111-79 Miljuej, duke përfituar edhe nga faktori fushë. Vazhdon të zhgënjejë skuadra e Klipers, që u mund 10287 nga Sharlote, që triumfoi falë 26 pikëve të Uollker, ndërsa Portland mposhti 102-90 Sakramento, një ndeshje ku u dalluan dyshja Lillard-Mekollum, që realizuan nga 47 pikë. Sharlote - Klipers 102-87 Orlando - Utah Xhaz 85-125 Atlanta - Boston 99-110 Filadelfia - Golden Stejt 116-124 Memphis - Hjuston 83-105 Dallas - Milluejk 111-79 Portland - Sakramento­102-90

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania