Panorama Sport (Albania)

“Skuadra është pjekur. Ne, anti-Napoli? Kur fitojmë, na quani si të doni...”

-

Luçiano Spaleti ishte i kënaqur në fund të takimit. Interi i tij kaloi me rezultatin 2-0 Atalantën, parakaloi Juven në vendin e dytë dhe u rikthye në - 2 pikë nga Napoli: "Sot (dje) jemi paraqitur si një skuadër e pjekur që di të presë momentin e duhur, di se ku të lëvizë në fushë dhe të marrë frerët e ndeshjes. Ikardi është një kampion, por mendoj se fitoret janë merita të skuadrës, sepse Atalantës i lejuam shumë pak hapësira. Ekipi ishte kompakt, frenuam kundërsulm­et e tyre dhe arritëm të krijonim dy raste që i lejuan Ikardit të shënonte. Më pëlqeu si u shfaqëm edhe në goditjet standarde dhe më duket se jemi të parët që e bëjmë ndaj Atalantës. Ne, antiNapoli? Na quani si të doni, kur fitojmë, nuk e kam problem se si na cilësoni". GJITHMONË TË NJËJTËT - "Kur lojtarët do të ulin standardet e tyre, do kemi mundësi të ndryshojmë. Gjatë këtyre javëve kemi bërë shumë pak ndryshime, sepse skuadra ka arritur të qëndrojë në ekuilibër dhe ka fituar identitet. Edhe nëse në disa momente nuk arrijmë të shfaqim idenë që kemi për futbollin, arrijmë megjithatë të prodhojmë lojë dhe rezultatet na japin të drejtë".

POR, NUK MJAFTON - Spaleti, pavarësish­t, nuk është plotësisht ulë vëmendjen: "Duhet të përmirësoh­emi akoma në disa aspekte dhe sa më shpejt. Dua të bëhemi një skuadër që luan në gjysmëfush­ën kundërshta­re, që ushtron presing dhe të shfaqemi vrastarë kur të tjerët na lënë hapësira, sepse në disa raste kam parë që vetëkënaqe­mi, si në disa raste që pashë sot ( dje)". KOMBËTARJA ITALIANE - Në mbyllje, nuk ka munguar batuta e Spaletit lidhur me kaosin që po "pushton" Federatën e Futbollit Italian pas disfatës kundër Suedisë: "Tani të gjithë po sulmojnë Venturën e kështu vështirëso­het gjetja e një zëvendësue­si. Çfarë mesazhi i japim kështu Ançelotit...?". Dhe mbi idenë e futbollit që do duhet të luajë Italia, Luçiano jep mendimin e tij: "Nuk duhet të kopjojmë modelin e të tjerëve, kemi një histori e një kulturë që duhet të vlerësojmë. Duhet të përshpejto­jmë lojën dhe jo të presim lëvizjet e kundërshta­rëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania